Topi-Jahjaga: Kosova faktor paqeje në rajon
TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi gjatë vizitës së tij dyditore në Jug të vendit zhvilloi edhe një takim të veçantë me Presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, e cila po kalon disa ditë pushimi në qytetin bregdetar të Vlorës.
Duke verësuar mërrëdhëniet e konsliduara midis dy vendeve dhe rolin e Kosovës për ruajtjen e paqes në rajon kreu i shtetit shqiptar theksoi se procesi i pandalshëm i njohjeve të reja të Kosovës po shënon arritje të reja përditë e më shumë.
Në këtë prizëm, Topi nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së shtetit më të ri multi-etnik dhe demokratik të Kosovës, ku të drejtat e çdo qytetari respektohen sipas standardeve më perëndimore, po gjithanshëm i Kosovës, në forume rajonale e ndërkombëtare.
Nga ana e saj, presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, vlerësoi se vendi i saj gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm bashkëpunimi, paqeje dhe qëndrueshmërie në kuadër të integrimit të përbashkët rajonal.
Dy homologët diskutuan edhe mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të gjithë fushat mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)