E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët ne pritje te marrëveshjes

Drejtues te konfederatës se sindikatave thonë se kane marre kontakt me zyrtare te Ministrisë se Punës dhe me ndërhyrjen e këtij dikasteri pritet te realizohet një takim me pronaren e kompanisë austriake për ti dhënë zgjidhje problemit. Përpjekjet e deritanishme mes përfaqësuesve te “ACR” dhe minatorëve për arritjen e një marrëveshjeje kane dështuar. Puna ne minierën e Bulqizës është ndërprere prej afro dy muajsh. Pas protestave ne kryeqytet, minatorët u zhvendosen ne Bulqizë. 14 prej tyre u ngujuan ne galeri dhe qëndruan ne greve urie për 27 dite. 700 punonjësit e minierës ne zonën “D” te Bulqizës kane paraqitur disa kërkesa ku me kryesore konsiderohen rritja e pagës nga 20-40 %, investimet, përmirësimi i kushteve te punës, thellimi i puseve, si dhe largimi i drejtorit te minierës. Përfaqësuesi i “ACR”, Giga Beidneishvill u ka premtuar minatorëve realizim te pjesshëm te kërkesave te tyre, por duke vene si kusht përjashtimin e presidentit te konfederatës Kol Nikollaj gjate bisedimeve dhe nënshkrimit te marrëveshjes.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›