Dy fshatra ne prag katastrofe
Kavaje- Diga e rezervuarit te Shardushkut ne komunen e Kryevidhit, 16 km larg Kavajes, rrezikon te shpertheje si pasoje e rreshqitjeve te dherave, qe kane ndodhur paraditen e djeshme. Pas fshatit Bago ne Synej, vetem pak kilometra me tej, erozioni ka lene pasojat e tij ne rezervuarin qe rrezikon te fshije nga harta, dy fshatra me 500 banore ne Spille dhe Greth. Autoritetet vendore sapo jane vene ne dijeni per gjendjen, kane evakuuar menjehere banoret per te shmangur cdo tragjedi te mundshme. Shkak per kete situate eshte bere tejmbushja e rezervuarit me uje, si pasoje e shirave te rene gjate diteve te fundit. Alarmi eshte dhene nga banoret e zones rreth ores 11:00 te paradites, te cilet kane njoftuar perfaqesuesit e komunes, si dhe prefekturen e Kavajes, per situaten ne te cilen ndodheshin. Ne vendngjarje jane derguar mjete per te shkarkuar ujin dhe shmangur katastrofen.
Masat
Pas sinjalizimit per situaten e krijuar, ne vendngjarje kane shkuar menjehere perfaqesues te pushtetit vendor ne Kavaje, Shtabi i Emergjencave, perfaqesues te qeverise, si dhe deputeti i zones, te cilet jane vene ne gatishmeri, per te shmangur panikun e krijuar tek banoret. Jane dashur 60 minuta kohe, per te boshatisur ne menyre totale te gjithe zonen, si dhe per te nderhyre ne rezervuar. Vetem pas sigurise se dhene nga ana e forcave te rendit, qe te gjithe banoret jane evakuuar. Autoritetet vendore kane nisur punen per hapjen e kanalit te emergjences, si dhe kane kryer nderhyrje ne dige me ane te mjeteve te renda. Situata eshte vene nen kontroll nga ana e specialisteve vetem pas dy oresh, ndersa rreziku i shperthimit te diges ishte gjithmone e ne renie.
Evakuimi
Menjehere pas konstatimit te situates se rrezikshme, rreth 200 shtepi me 500 banore jane boshatisur. Drejtues vendore thane se per 24 oret e ardhshme, fshati do te jete i pabanuar, per te shmangur permbytjen dhe pasojat. Rezervuari i Shardushkut, i cili perdoret per vaditje dhe per kultivimin e rasateve te peshkut, ndodhet prane fshatrave Spille dhe Greth i Mesem. Aktualisht banoret e evakuuar jane strehuar tek te afermit e tyre, ne pritje te permiresimit te situates se krijuar. Nga ana e nenprefektures se Kavajes, jane krijuar dhe kushtet e duhura per banoret, ndersa i kane siguruar se situata eshte nen kontroll. Sipas perfaqesuesve te pushtetit vendor, rezervuari eshte ndertuar para 30 vitesh me mjete rrethanore dhe hapja e diges ne raste emergjente, eshte pothuajse e pamundur.
Mengjesi i dates 21 mars i gjeti 200 familje te fshatit Bago ne Synej te Kavajes, ne panik dhe pothuajse te pastrehe. Shtate familje mbeten ne qiell te hapur dhe 20 te tjera rrezikojne te behen te pastreha, pas rreshqitjeve masive te dherave ne fundjave. Shtate shtepi u fundosen dhe tete te tjera u cane nga erozioni, ndersa per fat te mire nuk pati asnje te lenduar.
Enkelejda Arapi