E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata angleze, ekstradon Ilir Kumbaron

TIRANE - I shumekerkuari nga drejtesia shqiptare per vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, ish-oficeri i SHIK-ut, Ilir Kumbaro do te ekstradohet ne Shqiperi. Vendimi eshte marre nje dite me pare nga Gjykata e Londres. Vendimi i drejtesise angleze ka qene, qe Kumbaro te ekstradohet per llogari te drejtesise shqiptare. Gjykatesit kishin prova te mjaftueshme per te vertetuar se personi i kerkuar shqiptar, nuk ishte Shaqa Shatri sic pretendonte vete personi, por Ilir Kombaro, qe qendronte me identitet te rreme ne Angli, ku kishte emigruar prej 10 vjetesh. Pas disa seancash, gjykata ka vendosur lejimin e ekstradimit te Kumbaros, duke i dhene fund keshtu procesit, ne favor te shtetit shqiptar. Ende nuk dihet nese avokati i tij do ta apeloje kete vendim. Nese vendimi mbetet ne fuqi, ekstradimi i tij eshte vetem ceshtje ditesh. Me mberritjen e tij ne Shqiperi, ai duhet te paraqitet ne gjykate, pasi ka nje gjyq te hapur ne ngarkim te tij dhe ish-kolegeve qe punonin ne SHIK, ne kohen kur u zhduk Remzi Hoxha dhe u keqtrajtuan Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj, ne vitin 1995. A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›