Zbarkimi i naftes ne Porto-Romano, shtyhen afatet
Afati i nderprerjes se perpunimit te anijeve qe transportojne nafte dhe gaz ne portin detar te Durresit dhe ne ate te Shengjinit, do te shtyhet deri ne muajin qershor. Burime zyrtare ne Ministrine e Ekonomise thane dje se, arsyet e shtyrjes se afatit te zbatimit te vendimit, qe parashikonte nderprerjen e veprimtarise se perpunimit te naftes dhe gazit ne keto porte brenda 18 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi eshte fakti se, ende nuk ka perfunduar ndertimi i infrastruktures ne zonat e percaktuara nga qeveria. "Ne zbatim te vizionit strategjik te qeverise, per t'i zhvilluar aktivitetet e transportit te naftes dhe gazit ne zona te ndertuara enkas per kete qellim, si ajo e Porto-Romanos ne veri te Durresit dhe zona e ish-Uzines se Sodes PVC ne Gjirin e Vlores, METE ka informuar ne kohe te gjitha subjektet dhe institucionet e interesuara, si dhe ka marre vendimet perkatese per ndertimin e kesaj infrastrukture, e cila eshte ne perfundim ne te dyja zonat, perkatesisht nga shoqeria 'Romano Port' sh.a. dhe 'La Petrolifera italo-Albaneze' sh.a", thane burimet zyrtare. Ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave eshte vendosur qe ky afat, te shtyhet deri ne 30 qershor 2009. Ky vendim eshte marre duke pasur parasysh se deri ne perfundimin e afatit 18 mujore, per nderprerjen e perpunimit te anijeve qe transportojne nafte, gaz dhe nenproduktet e tyre ne portet e Durresit dhe te Shengjinit, nuk ishte bere ende funksional Pontili i Porto Romanos.