Informalet, legalizohen 21 mije shtepi
Blerina Hoxha
Bilanci i legalizimeve deri me tani rezulton me shperndarjen e 21 mije lejeve per shtepi dhe apartamente. Shifren e dhane dje burimet zyrtare ne Ministrine e Transportit, duke iu pergjigjur akuzave te Partise Socialiste. Ne emer te PS, kryetari i Komisionit te Ligjeve, Sigurise dhe Administrates Publike ne Partine Socialiste, Ylli Manjani, u shpreh "Saliu dhe Shabani genjyen kur thane se po shperndajne tapi, sepse sipas ligjit te tyre te legalizimit ata mund te japin vetem nje cope leter qe quhet 'leje legalizimi', dhe jo vertetim pronesie". Por ka reaguar menjehere Ministria e Transporteve. "Vetem gjate dy javeve te fundit jane dhene lejet e legalizimit per mbi 21 mije shtepi e apartamente, nderkohe qe sipas afateve te percaktuara, 15 dite pas dhenies se lejeve te legalizimit, zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ben hipotekimin e ketyre pasurive, duke shenuar keshtu finalizimin e te gjitha procedurave", njoftuan dje burimet zyrtare te dikasterit te Olldashit. Por juristi i PS, Manjani e akuzoi qeverine se ka shkelur afatet per procesin e legalizimit. "Saliu dhe Shabani genjyen sepse ligji per legalizimet, i hartuar dhe i ndryshuar nga vete ata te dy, tashme duhet te kishte dale nga fuqia juridike, sepse procesi duhet te kishte mbaruar para 2 vjetesh. Ne kete rast me shume sesa genjyen, ata shkelen ligjin e tyre me te kater kembet!", vijoi kritikat Manjani. Por, Ministria e Transportit ne kunderpergjigje shpjegoi dje se, procesi eshte ne fazen permbyllese. Rreth 21 mije shtepi e apartamente jane legalizuar dhe 130 mije pasuri te tjera, se shpejti mbyllin procedurat. Kjo faze shenon permbushjen e nje prej angazhimeve me te rendesishme te qeverise dhe futjen ne ligjshmeri te qindra mijera pasurive te krijuara me mund dhe me djerse nga qytetaret shqiptare, njoftuan burimet zyrtare te Transporteve. Partia Socialiste vleresoi se procesi i legalizimeve ne Shqiperi eshte turpi i shtetit te tranzicionit, ku Saliu dhe Shabani perfaqesojne pjesen me te madhe te fajit. Po perfaqesuesit e qeverise reaguan duke thene se, asgje nuk mund ta pengoje me, kete proces as sulmet politike te Partise Socialiste, as perpjekjet gjyqesore apo administrative te Partise se Bashkise, as sokellimat e individeve si Manjani, ne xhepat e te cilit mund te gjenden ende vula false te antikontrabandes.