E Diel, 1 Nëntor 2026

Avitja e gjigantit te komunikimit

Nga Frankfurti dhe Boni, Gjermani, Edison Kurani

Nuk ka dyshime se eshte nje gjigant i telefonise dhe sherbimeve te tjera telekomunikative ne bote. Per me teper, nga tani, nuk ka me asnje dyshim se pikerisht ky gjigant, do te jete pjese e rendesishme e te gjithe shqiptareve. Dojce Telekomi (Deutsche Telecom), lideri i sherbimeve te telefonise fikse dhe asaj te levizshme permes T-Mobile, po vjen ne Shqiperi. Ndonese filli i ardhjes se saj ne vendin tone, eshte i gjate, ndikimi per shqiptaret pritet te jete i dukshem.

Kompania shteterore greke e telefonise fikse OTE dhe filiali i saj i sherbimit celular Cosmote, i jane shitur gjigantit gjerman Dojce Telekom. Ketu, perfshihen dhe operatoret e sherbimit celular AMC ne Shqiperi, si dhe ata te Bullgarise e Rumanise.

Ne kete menyre, investimi gjerman do te prezantohet gjate muajve te ardhshem ne Ballkan, duke sjelle teknologjine e re, konkurrence cmimesh dhe sherbime qe as nuk njihen ne rajon. Sepse sic pohoi dhe drejtori i Pergjithshem i OTE, Panagjis Vurlumis, pasi ke ngritur ne kembe nje industri te rendesishme telekomunikimi, ajo qe duhet te ndodhe me pas, eshte fryma e re permes teknologjise shume te avancuar, qe me blerjen e bere nga Dojce Telekom, garanton per miliona abonente aktuale ne Greqi, Shqiperi, Bullgari dhe Rumani, afrim me parametrat me te larte te botes se zhvilluar.

***

Nje grup gazetaresh te mediave kryesore ne Shqiperi, si dhe gazetare te Greqise, Bullgarise dhe Rumanise, u mblodhen se bashku keto dite ne nje udhetim ne Gjermani, per te marre pjese ne ceremonine qe kurorezon "shkrirjen" e Dojce Telekom dhe OTE.

Ne Frankfurt, ndodhet nje prej komplekseve gjigante te ndertesave qe posedon Dojce Telekom ne Gjermani. Perreth nje kulle te larte sa nje pallat 100 katesh, ku ndodhej nje prej antenave kryesore satelitore te Dojce Telekom, gjenden zyrat e kompanise. Drejtuesit e saj, kishin pergatitur nje pritje ceremoniale, e cila shenonte nisjen zyrtare te bashkepunimit.

Ne ndertesen rrethore qe perfshin Qendren e Menaxhimit te Rrjetit Nderkombetar te Dojce Telekom, nje kryeveper arkitekturore prej xhami dhe celiku, dy kabllo prisnin te bashkoheshin mes tyre. Ajo ngjyre roze, qe perfaqeson ngjyrat e Dojce Telekom dhe T-Mobile dhe ajo e gjelber qe prezanton kompanine Cosmote si dhe AMC-ne.

Guido Kerkhof, anetar i Bordit te Menaxhimit per Evropen Juglindore tha se partnershipi i sapofilluar shtron rrugen per nje perparim te shpejte. "Ne po bashkojme forcat per te patur produktet dhe sherbimet me te mira per klientet tane qe tani u shtuan edhe me ata te Greqise, Shqiperise, Rumanise dhe Bullgarise", - pohoi Kerkhof. Ndersa ilustroi me faktin se "Dojce Telekom eshte nje kompani ne permasa me te medha se OTE dhe ne kete menyre, mund te kontribuoje ne perdorimin e teknologjive inovative". Ketu, Kerkhof lajmeroi se "ne kemi shume produkte te reja dhe shpresojme tani qe ne bashkepunim me OTE-ne t'i cojme ato sa me shpejt edhe ne vendet e Evropes Juglindore, ku tani operojme".

Ne kete pike, ceremonia, perpara se t'i linte vendin nje takimi informal mes te pranishmeve, nen muziken serioze ne sfond, u permbyll me bashkimin e kabllove qe perfaqesonin dy kompanite, duke lajmeruar shkrirjen e tyre ne nje.

Ky ishte dhe momenti kur Panagjis Vurlumis, presidenti aktual i OTE, mema e AMC ne Shqiperi, te pohonte pse kompania u shit te gjiganti gjerman: "Kur nje kompani arrin nje nivel maksimal rritjeje, eshte i nevojshem permiresimi i sistemit dhe procedurave. Kjo eshte fuqia e Telekomit gjerman, i cili do te kontribuoje ne grupin OTE". Privatizimi i OTE Group do te thote qe ne periudhen ne vazhdim, emri AMC te shnderrohet ne T-Mobile dhe konsumatoret shqiptare do te kene keshtu mundesi te perfitojne nga teknologjia e larte qe ofron Dojce Telekom.

***

Ne Bon, gjenden zyrat qendrore te kompanise Dojce Telekom, kurse ne Frankfurt, edhe selia e kontrollit te rrjetit internacional. Te pakten 600 kompani qe ofrojne sherbime ne fushen e telekomunikacionit global jane 24 ore pa nderprerje nen vezhgimin e specialisteve tek Qendra e Menaxhimit te Rrjetit Nderkombetar te Dojce Telekom e cila ben edhe lidhjen mes ketyre kompanive.

Ne nje mur prej 72 metrash katrore, jane vendosur ekranet e kontrollit te funksionimit te gjithe platformave nderkombetar te Dojce Telekomit. Keto platforma, ofrojne sherbime ne telefonine celulare, internet dhe shkembimin e te dhenave, video-konferenca dhe shume sherbime te tjera qe sikunder pohojne specialistet, ne Ballkan ende nuk njihen. Per gazetaret qe pane nga afer kete Qender, te tregojne se grafiket ne ngjyre te kuqe per Dojce Telekom dhe blu per OTE pershkojne gjithe Evropen, Ameriken e Veriut, Lindjen e Mesme bashkohen dhe ndahen ne rrjetet nderkombetare globale te telekomunikacionit. Specialistet e Dojce Telekom evidentojne se menaxhimi i gabimeve, i cilesise dhe i sigurise se komunikimit global jane detyrat kryesore te kesaj qendre. "Ne rast te nje avarie apo defekti, Qendra e Menaxhimit ketu ne Frankfurt ka aftesine qe te gjeje menjehere rruge alternative me qellim qe sherbimet te mos nderpriten", - pohojne specialistet ndersa shoqerojne grupin e mediave ne cdo pjese te Qendres. Dhe jo pa kenaqesi, theksojne: "Garantojme keshtu, sherbime me cilesi te larte, per 49 milione klientet tane, ne te gjithe boten, te cileve tani u jane shtuar dhe disa milione abonente te OTE-se, ne Greqi, Shqiperi, Rumani dhe Bullgari".

Zyrtarisht ne axhenden gjermane

Shqiperia hyn keshtu zyrtarisht ne axhenden e investimeve te Dojce Telekom. Blerja e kompanise greke te telefonise OTE, pjese e te ciles eshte edhe AMC-ja shqiptare, nga Dojce Telekom, i ka hapur rruge investimit ne teknologjine celulare ne vendin tone. Ne kete menyre, Dojce Telekom kthehet ne nje investitor te fuqishem ne Ballkan, konkretisht ne Shqiperi, Bullgari, Rumani e Greqi ku operon Cosmote.

Greqia perfiton e para

Vendi fqinje Greqia, eshte i pari qe perfitoi nga sherbimet dhe teknologjia e larte qe ofron Dojce Telekom. Duke nisur nga kjo jave, ne Greqi hyri I-Phone, prodhimi i shumenjohur i Apple. Qytetaret greke, sikunder u njoftua ne Bon, mund ta perfitojne kete telefon permes nje abonimi ne Cosmote, per vleren deri ne 0 euro, ne varesi te shpenzimit mujor individual. Keshtu, nje Iphone 3G me fuqi 16 G, ofrohet me tarife 0 euro, per abonentet qe konsumojne per nje vit rresht, deri ne 90 euro ne muaj, kohe bisedore.

Prodhime te teknologjise se re, ne Ballkan dhe Mesdhè

Shqiperia eshte nje nga vendet ku tani operon DT&OTE. Kjo pasi Cosmote, qe eshte pjesa e telefonise celulare te OTE-se, kontrollon 97,6 per qind te aksioneve te AMC (Albanian Mobile Communication), kompania e pare e telefonise celulare ne Shqiperi. Klientet e AMC-se arrijne ne 1,3 milione kur popullsia ne Shqiperi eshte 3,2 milion banore. Kjo do te thote qe edhe ne Shqiperi teknologjia ne avangarde e Dojce Telekom dhe produktet e reja do te mberrijne ne te ardhmen e afert.

Celulari TG1, ofron njeherazi edhe sherbimet e nje kompjuteri personal me tastieren e tij, dhe lidhjen ne internet me Google. Edhe me i avancuar eshte prodhimi tjeter, dixhital i njohur me emrin Apple Iphone G3, qe sot per sot ofrohet vetem ne Gjermani ku perdorimi i internetit ne telefonin celular eshte 60 here me i madh se tek TG1.

Vizion i ri

Vizioni i DT per te ardhmen e komunikimit te mahnit kur viziton T Galerine, forumin e vetem global per te ardhmen. Atje mund te provosh inovacionet me te fundit te DT ne nje mjedis interaktiv. Ne pame sesi mund te jesh ne pune dhe te kontrollosh nese ke mbyllur apo jo gazin ne shtepi, te matesh ne pune ose ne shtepi tensionin dhe rezultati te shkoje menjehere tek mjeku yt ne rruge dixhitale etj. Me moton "E ardhmja eshte sot, puna dhe jeta - te pandara," DT ka bere realitet ate qe deri dje ishte nje enderr: komunikimin virtual pa asnje kufi mes njerezve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›