E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri transmetohet kryesisht nepermjet kolles apo teshtimes

Vetem 420 raste me semundjen e tuberkulozit (TB) jane shenuar ne vendin tone. Kurse per sa i perket incidences se saj, ajo eshte 13 te prekur per 100 mije banore. Kjo shifer e ulet, e rendit vendin tone ne vend te dyte per sa i perket perhapjes se tuberkulozit, nderkohe qe vende te tjera, luftojne per te ulur numrin e madh te te prekurve. Te dhenat e bera publike nga Ministria e Shendetesise, tregojne se rastet kane pasur ulje nga viti ne vit. Keshtu gjate vitit te kaluar jane shenuar 450 raste te prekura nga tuberkulozi, kurse gjate ketij viti jane 420 paciente qe kane kerkuar ndihme mjekesore, per te luftuar kete semundje. Nese deri para 20 vjetesh ne Shqiperi numri i te prekurve varionte ne 653 raste ne vit, sot te prekurit nga turbekulozi arrijne deri ne 420 raste ne vit. Ne kuader te Dites Boterore te luftes ndaj kesaj semundjeje infektive, Ministria e Shendetesise raporton se permiresimi i situates, ka te beje me rritjen e nivelit te jeteses dhe permiresimin e kushteve te banimit. Semundja e turbekulozit, eshte nje infeksion qe gjen perhapje te madhe ne shtresat e varfra, te pastrehet, te burgosurit etj. Ky eshte edhe faktori qe e ben kete patologji nje sfide te veshtire. Pasi, pavaresisht mjekimit qe ekziston dhe mundesise se madhe per sherim, veshtiresia per te parandaluar perhapjen tek shtresat vulnerabel, eshte e veshtire. 0.5 % e rasteve te kesaj semundje shkojne ne vdekje. Ndersa autoritetet shendetesore, synojne ta ulin edhe me shume perqindjen e vdekshmerise se te prekurve nga turbekulozi. Mjeket thone se, per sa i takon vaksines qe aplikohet, ajo parandalon vetem format e renda te semundjes, por nuk e ben individin teresisht imun ndaj saj.

Infektimi

Nese je ne kontakt te ngushte me te semurin per nje kohe te gjate, mikrobet e TB shperndahen ne ajer, duke kaluar nepermjet rrugeve te frymemarrjes ne mushkeri, shpjegojne mjeket. Atehere kur njerezit e semure kolliten, teshtijne, flasin ose peshtyjne, ato perhapin ne ajer mikrobet e TB, te njohura ndryshe si bacile. Qe nje person te infektohet duhet te thithe nje numer te vogel te ketyre bacileve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›