Pergjigje ish-banorit te Vicidolit
eshtja e familjes arabe ne fshatin Vicidol te Tropojes u botua dje nga Shekulli se bashku me disa materiale te tjera ne kuadrin e pasaktesive qe kishin listat zgjedhore. Fshati Vicidol ka vetem 461 votues dhe 61 prej tyre realisht nuk duhet te ishin ne listat e zgjedhesve. Sikur te gjithe listat te jene keshtu merreni me mend shkallen e pasaktesive ne listat zgjedhore.
Megjithate nuk kishim ndermend te merreshim me me kete teme sikur pak ore pas botimit te lajmit ne Shekulli te mos reagonte me fraza nervoze nje ish-banor i Vicidolit kryeministri aktual i vendit Sali Berisha. Reagimi i tij dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se transmetuar live nga stacionet televizive te lajmeve ishte Sa gjejne eskimeze apo arabe ne fshatin tim me mire te merren e te zbatojne ligjet. Se ne zgjedhjet e kaluara i gjeten nja 4 eskimeze atje tani thote jane dhe 4 arabe qe do te votojne. Por ato 4 vota do tia zbresim.
Shekulli nuk garon ne zgjedhjet lokale te ketij viti keshtu qe persa i perket Shekullit 4 votat ne fjale S.Berisha mund ti mbaje. Nese e ka me PS-ne prape nuk kane faj as keta te katert e as gazeta qe Berishes i fanepset Edvin Rama pas cdo gardhi. Por kjo ka pak rendesi per lexuesin qe kerkon informacionin ne keto rreshta. Dhe ne do tu japim informacion. Fjalet e kreut te ekzekutivit ose kreut te perjetshem te PD-se na shtyne te kerkojme disa te dhena shtese per mbiemrin e cuditshem qe del ne listat e Vicidolit.
Kur S.Berisha thote eskimeze apo arabe e mirekuptojme deshiren e tij per ta banalizuar ceshtjen dhe eshte pak a shume si rasti kur thoshte se nuk njihte baxhanakun e vet. Sepse ne fakt na rezulton se ai i njeh mire eskimezet apo arabet e fshatit te tij.
Gruaja e z.Emadi njera nga grate quhet Drita Berisha dhe eshte pikerisht nga fisi i Berishajve te Vicidolit. Ne u urojme jete te lumtur z.Emadi dy grave te tij dhe 10 femijeve packa se kryeministri u drejtohet me perbuzje atyre dhe ne te tjereve na tung gishtin ligji dhe vetem ligji. Po bukur shume Ka edhe nje ligj shqiptar qe denon ende bigamine vec te tjerave.