E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy hajdutë kapen duke vjedhur

 

TIRANE - Dy persona janë arrestuar dje nga policia e kryeqytetit, pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin. Fillimisht është arrestuar një adoleshent, i cili është zbuluar nga policia në tentativë për t’u futur nga dritarja e një banese për të vjedhur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Frederik Shiroka” rreth orës 10:30, kur shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2 kanë parë një djalë që po futej nga dritarja e një banese. Menjëherë ata e kanë ndaluar dhe ka rezultuar se 17-vjeçari me iniciale B.K., i cili nuk kishte asnjë lidhje me familjarët e asaj shtëpie, por po tentonte të vidhte. Në këtë mënyrë adoleshenti është arrestuar menjëherë nga policia. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të djeshëm është arrestuar një tjetër person, i cili është kapur duke vjedhur. Sipas burimeve nga policia mësohet se 31-vjeçari Altin Sejdo, i proceduar edhe disa herë të tjera për vjedhje, është arrestuar nga efektivat e Komisariatit Nr.3. Ai është ndaluar në rrugën “Mine Peza”, nga një patrullë policie, të cilët e kanë parë Sejdon, duke vjedhur ëmbëlsira në një fugon me targë TR 0893 P, që kishte parkuar për të shkarkuar mallin në një dyqan. Edhe ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë.                             e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›