Josip Kuzhe: Portugalinë e “mbysim” me kundërsulm
Leonard Karaj
Edhe Kuzhe sikundër Haan. Kroati kopjon paraardhësin e tij duke mos e zbuluar formacionin zyrtar që do të hedhë në fushë kundër Portugalisë. Megjithatë, tone optimiste shoqëruan konferencën e tij të fundit për shtyp në prag të ndeshjes me Portugalinë. “Gjatë këtyre shtatë ditëve punova për të njohur e krijuar ekipin, për të përcaktuar 11-shin e parë, por gjithashtu edhe për të krijuar modelin tonë të lojës. Mund të them se jam i lumtur, jam i kënaqur nga lojtarët. Unë i kam idetë e qarta tani, dhe mund të them se në ndeshjen kundër Portugalisë, jam i bindur se mund të arrijmë diçka”, ka pohuar 56-vjeçari, i cili në pamje të parë të jepte idenë se ai ishte mëse i bindur se mund ti merrte pikë luzitanëve. “E gjithë puna ime u përqendrua në konceptimin e lojës në mbrojtje, por edhe në atë sulmuese. Nuk mund të them se jam 100 për qind i bindur se do të marrim rezultatin që dëshirojmë ndaj një ekipi si Portugalia, pasi është shumë e vështirë të luajmë kundër tyre, por jam i bindur se ne kemi motivimin e duhur e kam besimin se dhe ekipi do të luajë mirë. Kam krijuar një ndjenjë të mirë dhe ky është një mesazh i rëndësishëm që merr trajneri. Unë jam optimist se kemi ndërtuar një shpirt fituesi”.
Formacioni
Kroati më tej ka konfirmuar skemën 4-4-2 duke thënë se skuadra e tij asesi nuk do të luajë vetëm në mbrojtje në pritje të kundërshtarit, por do të bëjë lojën e vet si e barabartë. “Nëse do të më pyesnit se kush do të luajë nesër, unë do të dëshiroja t’ua thosha, por ne kemi akoma edhe një seancë stërvitore. Duke ju respektuar juve, nuk dëshiroj t’u them diçka që nuk mund të jetë e vërtetë. Pasi për të thënë 11-shin unë duhet të jem 100 për qind i sigurt. Dua të jem profesional, e këtë do të doja t’ua thosha nesër, ose pas stërvitjes së mbrëmjes. Në lidhje me sistemin e lojës, për mua rëndësi ka koncepti i saj. Është strategjia që t’i ndërton për të fituar një ndeshje. Ne do të bëjmë një lojë defensive, por të hapur dhe me vështrim të shpeshtë nga sulmi. Mund të them se do të luajmë 4-4-2, por çështja qëndron te sistemi i lojës që do të përdorim. Të jemi kompakt e të sigurt në mbrojtje, por në të njëjtën kohë të jemi edhe të rrezikshëm në sulm. Luajmë në shtëpinë tonë, dhe nuk mund të mbrohemi gjatë gjithë kohës”, ka pohuar Kuzhe.
Debutimi
Trajneri i kombëtares ka bërë edhe eksperimente gjatë këtyre ditëve, ku një prej tyre ka vënë Elvin Beqirin në rolin e shkatërruesit. “Kam provuar Beqirin si shkatërrues, pasi dëshiroj të shoh të gjitha situatat në një ndeshje. Të gjithë mesfushorët shqiptarë si Duro, Skela, Hyka, Lika, Muzaka, Bylykbashi, që të gjithë janë më shumë ofensivë. Por, ne kemi nevojë të jemi pak agresivë kundër Portugalisë, dhe mendoj se Beqiri në atë pozicion i jep qetësi lojës, e organizon atë. Duhet ta pohoj se ndeshja është shumë e rëndësishme për mua, pasi është kontakti i parë imi me futbollin dhe tifozët shqiptarë. Dua të ndërtoj një urë midis nesh, dua që t’i besojmë reciprokisht njëri-tjetrit. Kam ardhur këtu për të ndërtuar diçka të bukur në perspektivën e futbollit shqiptar. Natyrisht, që rezultati është diçka e rëndësishme për atë lidhje midis meje e fansave. Por, edhe nëse humbasim ndaj një ekipi të fuqishëm e bëjmë një ndeshje të bukur, që njerëzit të thonë pas ndeshjes se jemi krenarë për ekipin tonë Kombëtar”, ka vazhduar Kuzhe.
Konkluzioni
Në fund trajneri ka nxjerrë edhe përfundimet e tij si përsa i përket gjërave pozitive dhe negative në skuadër por edhe për nivelin e të rinjve të ekipit përfaqësues. “Si vlerësim negativ do të përcaktoja pamundësinë e kohës, për t’i pasur të gjithë lojtarët në të njëjtën kohë, pasi ata i pata të gjithë bashkë vetëm nga dita e martë. Pra janë vetëm tri ditë kohë së bashku. Ndërsa si pozitiv do thosha se është fakti se asnjë nga lojtarët nuk është i dëmtuar dhe punuan më dëshirë. Unë kam një ndjenjë të mirë profesionale dhe të vërtetë, kjo është e rëndësishme. ‘Team-spirit’- Shpirti i ekipit, kjo është e rëndësishme për të marrë rezultat pozitiv. Ndërsa përsa i përket lojtarëve të rinj mund të them se jam goxha i kënaqur. Jam i lumtur pasi shoh potencial tek ata. Është pak e vështirë t’i përfshij në ndeshjen kundër Portugalisë menjëherë, por qëllimi im është që pas ndeshjes së parë (kundër Portugalisë) e ndoshta edhe pas së dytës (kundër Gjeorgjisë) për të ndërtuar një ekip të ri, shumë të fuqishëm, prandaj jam kaq i lumtur”, ka përfunduar konferencën e tij, Kuzhe.
Grupi 1
Ndeshjet dhe renditja
Hungari-Danimarkë 0-0
Maltë-Portugali 0-4
Shqipëri-Suedi 0-0
Suedi-Hungari 2-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Portugali-Danimarkë 2-3
Hungari-Shqipëri 2-0
Danimarkë-Maltë 3-0
Suedi-Portugali 0-0
Maltë-Hungari 0-1
Portugali-Shqipëri 0-0
Maltë-Shqipëri 0-0
Maltë-Danimarkë 0-3
Shqipëri-Hungari 0-1
Portugali-Suedi 0-0
Hungari-Maltë 3-0
Danimarkë-Shqipëri 3-0
06.06.2009
20:00 Suedi-Danimarkë
20:45 Shqipëri-Portugali
10.06.2009
19:00 Suedi-Maltë
05.09.2009
Danimarkë-Portugali
Hungari-Suedi
09.09.2009
Hungari-Portugali
Shqipëri-Danimarkë
Maltë-Suedi
10.10.2009
Danimarkë-Suedi
Portugali-Hungari
14.10.2009
Portugali-Maltë
Suedi-Shqipëri
Danimarkë-Hungari
Ekipi ND F B H GSH GP P
Danimarka 5 4 1 0 12 2 13
Hungaria 6 4 1 1 8 2 13
Portugalia 5 1 3 1 6 3 6
Suedia 4 1 3 0 2 1 6
Shqipëria 7 1 3 3 3 6 6
Malta 7 0 1 6 0 17 1
Bariç: Jam “tifoz kuqezi”, nuk kam folur keq për ju
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Bariç, mbërriti në Shqipëri si i ftuari special i Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndjekur në “Qemal Stafa” takimin e rëndësishëm Shqipëri-Portugali, që përkon edhe me debutimin e mikut të tij, kroatit tjetër Josip Kuzhe. “Kam ardhur në Shqipëri me ftesë të federatës suaj të futbollit dhe për të parë nga afër ndeshjen e një miku tim të ngushtë, Josip Kuzhe. Më vjen shumë mirë që jam rikthyer në Shqipëri. Do të doja shumë që Shqipëria të bënte hapa në rritje në futboll. Ruaj ende marrëdhënie të mira me disa lojtarë, dhe më vjen mirë që do t’i shoh ata nesër të luajnë. Erdha edhe për njerëzit që më ftuan”, tha Bariç për mediat. I pyetur në lidhje me faktin se nëse ai kishte folur negativisht për Shqipërinë në mediat kroate, Bariç fillimisht tha se nuk e kuptonte këtë pyetje. “Nuk e kuptoj mirë pse më bëni këto lloj pyetjesh. Unë gjithmonë e kam vlerësuar Shqipërinë dhe kam një sensacion të mirë për të. Nuk e di kush ka interes të më bëhen pyetje të tilla. Nuk kam folur keq në media për Shqipërinë”, tha Bariç.
Tri humbje e një barazim, bilanci flet portugalisht
Teksa Shqipëria në vizitën e saj të fundit në Portugali barazoi pa gola në Braga, më 15 tetor 2009, një takim i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2010, Portugalia në vizitën e fundit të kryer në Tiranë, para 13 vjetësh, më 9 tetor 2006, ka fituar 3-0, falë golave të Figos, Rui Kostës dhe Helder, por për një ndeshje të kampionatit botëror, por atë 1988. Shqipëria e Portugalia janë përballur midis tyre katër herë, ku vetëm njëra prej tyre është miqësore, dhe e humbur 5-3, në kohën kur kombëtaren tonë e drejtonte gjermani Hans-Peter Brigel. Tri takimet zyrtare kanë këtë bilanc: dy humbje e një barazim. Në vitin 1996, kur ishte trajner Neptun Bajko humbëm 3-0, në drejtimin e Astrit Hafizit humbëm 2-0, me Brigelin humbëm 5-3 (miqësore) dhe me Hanin barazuam 0-0, që është dhe takimi i fundit midis dy ekipeve. Adrian Aliaj (2 gola) dhe Igli Tare janë dhe dy lojtarët e vetëm që i kanë shënuar gola Portugalisë, teksa kemi shënuar në total 3 gola e kemi pësuar 10 të tillë (-7 golaverazhi). Takimi i mbrëmjes së sotme në “Qemal Stafa” është dhe i pesti midis dy ekipeve tona.
Cana: Të tentojmë më shumë se barazimi
Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, do të jetë edhe kapiteni i Shqipërisë në takimin e rëndësishëm të mbrëmjes së sotme. Mesfushori shkatërrues do të luajë në zemër të mbrojtjes sonë, duke u përpjekur të shndërrohet në një digë për vijën e parë luzitane. “Kemi biseduar edhe me trajnerin si unë ashtu dhe Ervini (Bulku), Skela e disa lojtarë kyç të ekipit, dhe ai na kërkuar mendimin tonë për rolet që luajmë. Pozicioni im është mesfushor, por si në klubin tim (Marseja) ashtu dhe me Kombëtaren kam luajtur disa herë, shpesh edhe me sukses. Me mungesën edhe të Dallkut trajneri mendon se unë mund t’i shërbej në qendër të mbrojtjes, duke e ndihmuar ekipin të fitojë edhe stabilitet, në qetësi e organizim”, ka pohuar Cana në konferencën e djeshme për shtyp. Portugalia vjen në Shqipëri në një ndeshje për “jetë a vdekje”, pasi i duhen tri pikët për të shpresuar për një vend në Botëror “Unë e konsideroj edhe një mundësi për ne që të bëjmë një rifillim të ri me trajner të ri që udhëheq ekipin Kombëtar, Për ne do të jetë një mundësi që të kënaqim tifozët tanë në stadium, por dhe ata që do ta ndjekin përmes televizionit. Për ne do të ishte e rëndësishme të arrinim një rezultat pozitive, pse jo dhe të arrijmë ndonjë rezultat historik. Të luajmë vetëm në sulm, besojmë se një ekip si Shqipëria nuk mund të arrijë shumë kundër një skuadre si Portugalia me kualitet e saj, që në çdo moment mund të shpërthejë kundër nesh. Duhet ta godasim kundërshtarin në momente të veçanta”, ka vazhduar Cana. Shqipëria barazoi në Braga 0-0 me Portugalinë, dhe Loriku e sheh atë si një avantazh, e aspak si një dizavantazh për ekipin tonë. “Është 100 për qind një avantazh të madh. Në ndeshjen që kemi realizuar në Portugali, pa dyshim që kemi pasur edhe fat, por kemi pasur edhe një portier të madh (Arjan Beqaj) që ka realizuar një ndeshje shumë të madhe. Zakonisht në 10 ndeshje të atilla i humbet nëntë prej tyre”, ka përfunduar Lorik Cana.
Portugalia, skaneri i 24 luzitanëve të mbrëmjes së sotme
LEONARD KARAJ
Një Portugali e frikshme. 90 përqind e futbollistëve jo vetëm luajnë në klube nga më të njohurat në Evropë por vijnë edhe nga një sezon përgjithësisht i suksesshëm.
“Ushtria luzitane” që zbarkoi dje në Tiranë, kur vjen puna tek klubet është e gjitha protagoniste dhe titullare e padiskutueshme. Mançester Junaitid e Çelsi (në Angli), Real Madrid, Atletiko Madrid, Malaga, Valencia e Deportivo (Spanjë), Juventus (Itali), Verder Bremen (Gjermani), por dhe nga ekipe portugeze pjesëmarrëse të rregullta në Ligën e Kampioneve, si Benfika e Porto do të kenë mbrëmjen e sotme në “Qemal Stafa” minimalisht nga një përfaqësues të tyre. Kampionati anglez, spanjoll dhe portugez përfaqësohet secili me nga gjashtë lojtarë në kombëtaren e Keirosh. Ndërsa ai gjerman e italian kanë nga dy futbollistë teksa Greqia përfaqësohet nga Edinjo, sulmuesi i AEK-ut të Athinës. Por “qershia mbi tortë” e skuadrës portugeze pa asnjë dyshim është anësori i Mançester Junaitid, Kristiano Ronaldo, njëherësh edhe futbollisti më i mirë në botë, fitues i dyfishtë i “Topit të artë” dhe “FIFA World Player”, por dhe një kampion i freskët me “Djajtë e kuq” në sezonin e fundit të Premier Ligës në Angli.
Ronaldo
Sulmuesi i Mançester vjen nga një sezon mjaft i mirë por q ënë fund u step nga humbja në finalen e Kupës së Kampioneve. Madje mediat portugeze ngiten edhe dilema pas kësaj finale nëse Ylli i tyre do të ishte moralisht i riaftësuar për të luajtur edhe me kombëtaren portugeze. Ronaldo u kundërpërgjigj menjëherë: “Jam në formë të mirë, por në rast se nuk arrijmë të fitojmë ndaj Shqipërisë atëherë nuk e meritojmë realisht kualifikimin për në botërorin 2010”. Kjo deklaratë solli mjaft optimizëm në kampin luzitan aq sa ndeshja e sotme dnaj kuqezinjve të Josip kuzhesë shihet gati si një formalitet. Veç Kristiano Ronaldos nga ishulli britanik trajeri Keirosh ka preferuar të grumbullojë edhe pesë futbollistë të tjerë mes të cilëve dhe Boa Morte. Sulmuesi i test Ham duke se do të ketë shansin e fundit për të treguar cilësitë e tija me ekipin kombëtar.
Simao
29-vjeçari i Atletiko Madrid është edhe futbollisti më me eksperiencë në kombëtaren aktuale të Karlos Keirosh dhe një nga pikat më të forta të sulmit. Siamo vjen nga një sezon shumë i mirë teksa është aktivizuar në 33 ndeshje duke shënuar edhe 12 gola. Mbrëmjen e sotme pritet të luajë në krahun e djathtë të sulmit portugez, një problem jo i lehtë për Kristi Vangjelin ose Ansi Agollin të cilët priten të luajnë në këtë krah për kombëtaren shqiptare. Po nga Primera Divizion, ku aktivizohet Simao, Keirosh ka grumbulluar edhe pesë futbollistë të tjerë edhe këta titullarë përgjatë gjithë sezonit me skuadrat ku militojnë.
Moutinho
Por kjo skuadër nuk është dinjitoze vetëm jashtë kufinjëve të kampionatit të saj por edhe në Superligën Portugeze. Mjafton një emër për të përmbledhur gjithçka; João Moutinho. 22-vjeçari i Sportingut të Lisbonës është një nga të rinjtë më të talentuar dhe një nga shënjestrat e merkatos së klubeve të mëdha prej dy vitesh. Në Portugali shihet si një Luis Figo i shekullit 21. Ka zhvilluar një sezon shumë të mirë edhe me Sportingun ndonëse nuk arriti të shkonte larg edhe në Kupën e Kampioneve. Veç tij nga kampionati portugez Kirosh ka grumbulluar edhe portierët Beto (Leixoes), Eduardo (Braga), Moreira (Benfica), mbrojtësit Bruno Alves, Rolando dhe mesfushori Raul Meireles.
Kombëtarja portugeze
Moreira (Benfica)
27 vjeç; Vlera e kartonit: 3.5 mln euro;
Sezoni 08-09: me Benfikën, 14 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 4/0
Beto (Leixões SC)
27 vjeç; Vlera e kartonit: 3.5 mln euro;
Sezoni 08-09: me Leixoes, 30 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 0/0
Daniel Fernandes (Bochum)
25 vjeç; Vlera e kartonit: 1.75 mln euro;
Sezoni 08-09: me Bochum, 31 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 2/0
Eduardo (Braga)
26 vjeç; Vlera e kartonit: 3.5 mln euro;
Sezoni 08-09: me Braga, 30 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 1/0
Zé Castro (Deportivo)
26 vjeç; Vlera e kartonit: 2.4 mln euro;
Sezoni 08-09: me Deportivo, 29 ndeshje, 1 gol; me kombëtaren: 0/0
Gonçalo Brandão (Siena)
22 vjeç; Vlera e kartonit: 1.5 mln euro;
Sezoni 08-09: me Siena, 20 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 1/0
Rolando (FC Porto)
23 vjeç; Vlera e kartonit: 3 mln euro;
Sezoni 08-09: me Porto, 28 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 3/0
Bruno Alves (FC Porto)
27 vjeç; Vlera e kartonit: 9 mln euro;
Sezoni 08-09: me Porto, 30 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 19/3
José Bosingëa (Chelsea)
26 vjeç; Vlera e kartonit: 17 mln euro;
Sezoni 08-09: me Chelsea, 34 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 17/0
Miguel (Valencia)
29 vjeç; Vlera e kartonit: 8 mln euro;
Sezoni 08-09: me Valencia, 28 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 51/1
Pepe (Real Madrid)
26 vjeç; Vlera e kartonit: 22 mln euro;
Sezoni 08-09: me Real Madrid, 26 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 16/1
Ricardo Carvalho (FC Chelsea)
31 vjeç; Vlera e kartonit: 20.5 mln euro;
Sezoni 08-09: me Chelsea, 12 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 51/4
Eliseu dos Santos (Malaga)
25 vjeç; Vlera e kartonit: 3.6 mln euro;
Sezoni 08-09: me Malaga, 30 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 0/0
Raul Meireles (FC Porto)
26 vjeç; Vlera e kartonit: 7 mln euro;
Sezoni 08-09: me Porto, 28 ndeshje, 5 gola; me kombëtaren: 21/1
Cristiano Ronaldo (Manchester)
24 vjeç; Vlera e kartonit: 60 mln euro;
Sezoni 08-09: me Manchester, 33 ndeshje, 27 gola; me kombëtaren: 64/22
João Moutinho (Sporting)
22 vjeç; Vlera e kartonit: 14.5 mln euro;
Sezoni 08-09: me Sporting, 27 ndeshje, 4 gola; me kombëtaren: 23/1
Simão (Atletico Madrid)
29 vjeç; Vlera e kartonit: 22 mln euro;
Sezoni 08-09: me Atl.Madrid, 33 ndeshje, 12 gola; me kombëtaren: 70/18
Boa Morte (West Ham)
31 vjeç; Vlera e kartonit: 22 mln euro;
Sezoni 08-09: me West Ham, 27 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 26/1
Nani (Manchester Und)
22 vjeç; Vlera e kartonit: 18 mln euro;
Sezoni 08-09: me Manchester, 13 ndeshje, 9 gola; me kombëtaren: 24/5
Tiago (Juventus)
28 vjeç; Vlera e kartonit: 8 mln euro;
Sezoni 08-09: me Juventus, 15 ndeshje, 0 gola; me kombëtaren: 42/1
Deco (FC Chelsea)
31 vjeç; Vlera e kartonit: 18 mln euro;
Sezoni 08-09: me Chelsea, 24 ndeshje, 4 gola; me kombëtaren: 63/5
Duda (Malaga)
28 vjeç; Vlera e kartonit: 6 mln euro;
Sezoni 08-09: me Malaga, 35 ndeshje, 6 gola; me kombëtaren: 5/1
Edinho (AEK Athinë)
26 vjeç; Vlera e kartonit: 2.5 mln euro;
Sezoni 08-09: me AEK, 29 ndeshje, 8 gola; me kombëtaren: 1/1
Hugo Almeida (Werder Bremen)
25 vjeç; Vlera e kartonit: 7 mln euro;
Sezoni 08-09: me Werder, 27 ndeshje, 17 gol; me kombëtaren: 19/3
Bosi i federatës portugeze Madail: Do të fitojmë!
Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Gilberto Madail, shpreson një në rezultat përballë Shqipërisë. Madail pohoi për radion portugeze “TSF Radio Noticias”, se ka besim të plotë se Portugalia do ta fitojë ndeshjen kundër kuqezinjve, që për shefi e futbollit portugez është e dorës së parë e që do të mbante gjallë shpresat e luzitanëve e do të lejonte Ronaldon me shokë të shkonin në Botërorin 2010. Përpara nisjes për në Tiranë, ku Portugalia do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, Gilberto Madail, tha se parashikimet e tij ishin shumë të mira për ndeshjen që do të luhet sonte në orën 20:45. “Është një ndeshje që e dimë se sa e rëndësishme është ajo për ekipin tonë Kombëtar. Unë jam absolutisht i bindur, duke pasur besimin e plotë se Portugalia do të fitojë dhe natyrisht do të fillojë për ndeshjet e muajve shtator dhe tetor”, tha Madail.
Keirosh: Këtë herë nuk ka surpriza, fitojmë ne
Trajneri i Portugalisë, Karlor Keiroz, premtoi një “ndeshje të madhe të Portugalisë” në Tiranë. Tekniku luzitan ka treguar dje forcën e skuadrës së tij duke konfirmuar se barazimi i bragës do të shlyhet në takimin e sotëm. “Jemi të shumë të fortë në çdo repart. Shpenzuam kohën duke punuar, tani e njohim më mirë veten. E dimë se jemi në një nivel të lartë. Skuadra është entuziaste dhe ka besim në një fitore me shumë gola. Nuk do ta lejojmë që të ndodhë përsëri barazimi i Bragës. Nuk është fort e këndshme që futbollisti më i mirë i botës të mos jetë në Botëror. Në momentin që do të fillojë himni do të shoh në sy lojtarët, dhe ata do të ndjejnë një besim të pafundmë dhe dëshirë të madhe për të mos i zhgënjyer tifozët”, ka pohuar Keirosh. Skuadra portugeze zhvilloi mbrëmë një sencë stërvitore në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Kristiano Ronaldo, toka shqiptare e bën nervoz
Të veshur me kostum të zi, me kollare vishnje dhe me këmisha të bardha, pjesa dërrmuese e tyre as që e hedhin shikimin drejt gazetarëve, apo fansave të paktë që janë në hyrje të hotelit. Megjithatë, pamja serioze ndryshon vetëm pak sekonda pasi hyjnë në hotel “Sheraton”. Deko, që në fakt nuk është edhe aq i shkurtër sa duket në TV, por që stonon shumë me Karvajon në krah, heq menjëherë syzat e diellit dhe ia nis disa përqafimeve të përzemërta me ata pak pjesëtarë të stafit portugez, të cilët megjithëse kishin ardhur aty vetëm një ditë më parë, dukeshin sikur nuk ishin takuar, prej afro tri apo katër vitesh. Disa anëtarë të tjerë të stafit përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë me Kristiano Ronaldon, por mesfushori i Mançesterit mjaftohet vetëm me një shtrëngim dore. Ylli i përfaqësueses portugeze i hedh një vështrim vetëtimthi hollit të hotelit dhe më pas ndalet për pak çaste duke pritur Nanin. Ronaldo duket qartë se ditët pas përfundimit të kampionatit, i ka shfrytëzuar edhe për të marrë rreze dielli. Është dukshëm më i gjatë, por edhe më ezmer se sa ç’jemi mësuar të shohim në TV. Mediat portugeze thonë se ka një presion të tmerrshëm këtë herë mbi skuadrën e tyre, por të vetmit njerëz që e reflektonin këtë ishin trajneri Keiroz dhe Ronaldo. Vetëm ata nuk buzëqeshën për asnjë moment, madje edhe shikimet i kishin si të përhumbura. J.Halilaj