E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy histori shqiptare në Tregun Evropian të Berlinales

Made in Albania" dhe "Premtimi i mbajtur", dy projekte filmike në European Film Market, përfaqësuar nga "Aeternum Artëorks", si e vetmja shtëpi filmike shqiptare e prezantuar aty


Berlinalja 2009, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjermani, sot shënon ditën e fundit, ndërkohë që prej andej vjen një tjetër shenjë e mirë për ndonjë prodhim apo bashkëpunim kinematografik shqiptar, apo qoftë edhe për pjesëmarrje të artistëve shqiptarë.
Së pari, konkurrent në seksionin "Kullinarische Kino" të edicionit të 59-të të Berlinale-s, si një ndër 9 dokumentarët me metrazh të gjatë, "Pirate for the Sea" me muzikë të kompozitorit Aldo Shllaku, u shfaq të mërkurën në mbrëmje në Martin Gropious Bau Theater. Artisti shqiptar që jeton dhe krijon në Los Anxhelos ishte i pranishëm në këtë premierë evropiane të këtij filmi së bashku me Ron Colby, regjisor dhe producent i filmit (ky regjisor ka bashkëpunuar me parë me Francis Coppola-n në filmat e "The Godfather", "Apocalypse Noë", etj.)
Shllaku ka realizuar muzikë për historinë e jetës së Paul Ëatson-it, një ndër themeluesit e organizatës "Green Peace" dhe ndër aktivistët më të famshëm që lufton për ruajtjen e ekosistemeve jetësore të rruzullit.
"Pirate for the Sea" Soundtrack (muzika e filmit) është hedhur tashmë dhe mund të merret nëpërmjet iTunes, Amazon.com, etj.
Mbas Berlinales ky film shfaqet këtë javë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Dublin si pjesë e programit zyrtar.
Me interes është pjesëmarrja e Shllakut me dy projektet filmike amerikane me temë shqiptare të cilat janë prezantuar tashmë në Qendrën tonë Kombëtare Kinematografike. Në European Film Market të Berlinale-s, shtëpia filmike shqiptare "Aeternum Artëorks" që Shllaku drejton, prezantoi "Made in Albania" dhe "Premtimi i Mbajtur" të cilat kanë tërhequr vëmendje për një bashkëprodhim të mundshëm me shtëpi filmike nga Evropa dhe më gjërë.
Shllaku bën të ditur se për projektin "Made in Albania" me regjisor Steven R. Monroe, me skenar të Daniel Yost, Tara Ëalker dhe Shllakut vetë, ka pasur një interesim të përcaktuar tashmë për t'u konkretizuar si një bashkëprodhim me Gjermaninë (Public Lounge Entertainmet dhe Kontrast Films) si dhe me Kanadanë (Canadian Film Board). Ai përmend edhe interesimin e disa producentëve italianë të cilëve i bashkëngjiten 3 shtëpive filmike amerikane të deklaruara tashmë si bashkëprodhuese të këtij projekti (Complacency LLC, Red Umbrella Productions si dhe Mens Rea).
Po ashtu edhe "Premtimi i Mbajtur" një projekt filmik për fatin e grave ruse që u martuan me djem shqiptarë dhe u goditën nga regjimi po aq ashpër sa shqiptarët vetë,
ka gjetur ngjallur shumë interes dhe pritet te shqyrtohet nga bordi drejtues për financim të plotë nga një ndër shtëpitë filmike më me autoritet dhe më të mëdha Ruse, Russian Ëorld Studios.
Takimet e punës janë zhvilluar gjatë edicionit të Berlinalës 2009 në European Film Market ku dhe "Aeternum Artëorks", si e vetmja shtëpi filmike shqiptare e prezantuar, po paraqet këto projekte me 2 përfaqësuesit e saj, administratorin dhe përfaqësuesin ligjor të kompanisë.

Lule të rritura në gjak
Toronto / Duke lexuar, në shtypin e përditshëm të gazetës më të zakonshme të Torontos "The ëorld's largest global neëspaper METRO", të datës 10 shkurt 2009, artitikullin "Floëers groën in blood" kupton se një ditë dhe çdo ditë pas Shën Valentinit janë të mbushura dhe të ngarkuara me probleme që e tejkalojnë ekzistencën e fjalës së lashtë skllavëri.
Në artikullin e shkurtuar mund të gjesh faktin më tronditës të kësaj dite të dashuruarish.
"Lulet nga Kolumbia janë të rritura në gjak", shprehet një delegacion i vogël i këtij vendi i cili i kërkoi ballas të gjithë kanadezëve të mendohen dy herë rreth origjinës së luleve që ata do të blejnë për ditën e Shën Valentinit.
Është gjaku i grave dhe fëmijëve më të vegjël se 10 vjeç, të cilët bëjnë një punë në kushte skllavërie, të shpërndarë në fushat e gjelbërta të kryeqytetit. Ata arrijnë nga të gjitha krahinat e vendit për të paketuar bukurinë, duke punuar me orë të gjata për një pagesë fare të vogël, pa asnjë garanci për të drejtat e punës dhe me probleme të mëdha shëndetësore, ku përfshihen steriliteti, çrregullimi i rëndë në mushkëri, frymëmarrje dhe i sëmundje të kancerit.
"Është një punë thelbësisht skllavëruese" shprehet Yolanda Becerra Vega, drejtoresha e Organizatës së Gruas Popullore PËO, e cila me këtë shprehje në intervistën e saj iu drejtua parlamentit kanadez, për të rishikuar marrëdhëniet e tregut të punës me vendin e saj.
"Lulet vijnë me gjak nga vendi im. Unë i them kanadezëve se është e njëjta blerje si me Afrikën e Jugut gjatë kohës së aparteidit" tha Omar Fernandez Obregon, pjesëmarrës i delegacionit, prift françeskan, mësues dhe aktivist i të drejtave të njeriut.
Luleshitësit mbase nuk e dinë origjinën e rritjes së luleve që ata shesin gjatë kësaj jave dhe dite romantike. Kush do ta prishë gjëndjen e mirë shpirtërore duke menduar për duart e vogla të fëmijëve që mundohen të lidhin e të përgatisin lulet dhe për gratë që nuk mund të lindin bebe?
Kjo ishte pyetja e delegacionit kolumbian.
Përgatiti
Suzana Varvarica Kuka

Marrë nga "Torstar neës servile". Gazeta merret, falas, çdo mëngjes prej çdo qytetari kanadez para se të hyj në metro apo të hyp në autobaset.


Kame dirigjon "Kohë për t'u çmendur"
Korçë- Realiteti shqiptar i kësaj periudhe të gjatë tranzicioni ka ardhur në skenën e teatrit "Andon Z.Çajupi" të Korçës i shoqëruar me finesën e aktorëve të njohur në vend. Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Zamora Kita, Albano Prodani etj., do të rrëmbenin duartrokitje të shumta në premierën e komedisë "Kohë për tu çmendur" nën regjinë e Gëzim Kames. Komedia dramatike e shkruar nga Kiço Blushi është shfaqur të premten dhe shtunën, do të shfaqet edhe sot. Blushi ka gjetur një të çmendur për të akuzuar një shoqëri të zhytur në herezi, përhumbje dhe kontraste të thella. Madje i çmenduri që interpretohet nga Roland Trebicka s'është veçse një viktimë e kësaj shoqërie e kapur nga pengu i të shkuarës. Natyrisht korçari Roland Trebicka ka sjellë një personazh komik, përkrah të cilit rrinte aq mirë aktorja komike Zamira Kita.
"Kohë për tu çmendur" pritet që të zhvendoset pas pak ditësh edhe në kryeqytet.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›