E Hënë, 2 Nëntor 2026

Letra e KQ, vendim për studimin historisë së PPSH dhe veprave të Enverit

14/02/2005  1969

Ramiz Alia dhe Behar Shtylla janë hartuesit e letrës së KQ të PPSH dërguar rretheve mbi tematikën e studimit të Historisë së PPSH në organizatat e masave. KQ jep urdhër që libri i historisë së PPSH t’u shkojë gjithë kategorive të bibliotekave si dhe institucioneve kulturore, vatrave të kulturës, në qendrat e punës, në shkolla si dhe në repartet ushtarake dhe në kufi. Në mënyrë të veçantë me studimin e tekstit të PPSh u caktua dhe propagandistika në të gjithë format e arsimit.Për herë të parë nga Arkivi i Shtetit publikohet dokumentacioni i plotë i tematikave orientuese dhe për studimin e historisë së PPSh nga kuadrot për vitin 1969.

Cilat janë piketimet, të detyrueshme për të gjithë, mbi studimin e historisë së PPSH. Studimi i historisë si dhe leximi i veprave të Enver Hoxhës janë në krye të tematikës orientuese që vendosi KQ i PPSh në letrën drejtuar Komiteteve të Partisë nëpër rrethe. Cilat ishin orientimet e tjera politike dhe ideologjike që patën kulmin e lulëzimit dhe zbatimit të tyre duke filluar nga viti 1969.

Në një letër të posaçme, me vendim të KQ së PPSH për herë të parë nis “fushata” për shpërndarjen e tekstit të historisë së PPSh. Stradegjia e shpërndarjes së librit sipas kontigjenteve që është porositur t’u dërgojë ndërmarrja e tregëtimit të librit.

KQ jep urdhër që libri i historisë së PPSH t’u shkojë gjithë kategorive të bibliotekave si dhe institucioneve kulturore, vatrave të kulturës, në qendrat e punës, në shkolla si dhe në repartet ushtarake dhe në kufi. NË mënyrë të veçantë me studimin e tekstit të PPSh u caktua dhe propagandistika në të gjithë format e arsimit.

Për herë të parë zbardhet e plotë dokumentacioni mbi letrën e KQ të PPSH dërguar KP të rretheve mbi tematikën e studimit të Historisë së PPSh në organizatat e masave të hartuar nga Ramiz Alia dhe Behar Shtylla.

**

mbi tematikën e studimit të Historisë së PPSH në organizatat e masave.

Partia e Punës e Shqipërisë

Komiteti Qëndror

Sektori i Edukimit

Nr.930. Prot.

Lënda: Mbi shpërndarjen e tekstit të Historisë së PPSH

Komiteti i Partisë të Rrethit

Arkiv

Në bazë të vendimit të Komitetit Qendror të Partisë, Historia e PPSH do të futet për studim në sisitemin e arësimit në parti dhe në masa. Për këtë qëllim Komiteti i Partisë qysh tani të planifikojë shpërndarjen e tekstit të Historisë së Partisë sipas kontigjenteve që është porositur t’u dërgojë ndërmarrja e tregëtimit të librit.

Komiteti i Partisë,në shpërndarjen e librit të ketë parasysh që të pajisen të gjitha kategoritë e bibliotekave dhe institucioneve kulturale, si shtëpitë e vatrat e kulturës,klubet pranë qëndrave të punës, bibliotekat e shkollave,reparteve ushtarake dhe të kufirit. Ndërsa për përdorimin individual krahas anëtarëve të plenumit dhe kuadrove kryesore në rreth, në radhë të parë t’u jepet propagandistëve të formave të arsimit në parti dhe në masa, mësuesve të lëndës njohuri fillestare të marksizëm-leninizmit. Sipas këtyre kritereve kontigjentet të shpërndahen përnjëherë.

Më porosi të Sekretarit të K.Q të PPSH

Ramiz Alia

Behar Shtylla

AQSH. Viti 1969

Kuadrot; të studjojnë historinë e PPSh dhe veprat e Enverit

Studimi i historisë së PPSH dhe i veprave të Enverit, detyra kryesore e masave. Në vitin 1969 nis “lufta” më e ashpër dhe tepër e përcaktuar politikisht për vendosjen e diktaturës. Zbardhen të plota tematikat orientuese për studimin e historisë së PPSh dhe veprave të Enverit.

***

Letër e KQ të PPSh dërguar KP të rretheve mbi tematikën e studimit të Historisë së PPSh në organizatat e masave.

Tematikë Orientuese për studimin e Historisë PPSH nga Kuadrot për vitin 1969:

1-Rëndësia e studimit të Historisë të PPSH veprave të shokut Enver nga kuadrot.

2-Të vëmë kudo dhe kurdoherë politikën proletare të partisë në plan të parë, për të arritur rezultate sa më të mira në realizmin e detyrave

3-Pjesëmarrja e kuadrove në punën prodhuese faktor me rëndësi për lidhjet me masat, dhe dëgjimin e zërit të tyre, për thellimin e mëtejshëm të revolucionit socialist.

4-Të forcojmë pa reshtur vigjilencën revolucionare dhe gadishmërinë luftarake për mbrojtjen e vendit.

5-Kontrolli për ndjekjen e zbatimit të direktivave dhe vendimeve të partisë, kërkon një metodë dhe stil revolucionar dhe gadishmërinë luftarake për mbrojtjen e vendit.

6-PPSH në luftë kundër shfaqjeve dhe prirjeve oportuniste dhe liberale.

7-Mbështetja në forcat tona, parim i rëndësishëm për ndërtimin socialist.

8-Lufta kundër klasave një nga forcat kryesore lëvizëse e shoqërisë socialiste.

9-Lufta kundër intelektualizmit, individualizmit dhe konservatorizmit, luftë për triumfin e së resë revolucionare.

10-Forcimi i aleancës së klasave punëtore me fshtarsinë kooperativiste faktor i rëndësishëm për forcimin e diktaturës së proletariatit.

11-Përsosja e vazhdueshme e marrëdhënieve socialiste në prodhim për zhvillimin e mëtejshëm të frocave prodhuese.

12-PPSH në luftë kundër revizionizmit modern dhe rëndësia historike e kësaj lufte.

13-Të kuptojmë dhe zbatojmë kontrollin e klasës punëtore në tërë gjërësinë dhe thellësinë e vet.

14-Të jemi konseguentë në luftë kundër shfaqjeve burokratike, të vendosim raporte të drejta në marrdhëniet e kuadrove me masat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›