Dy kompani italiane prezantojnë projektet e tyre për investime në Shqipëri
Presidenti i “Nuova Plastika” ka prezantuar projektin për fillimin e aktivitetit të tyre, të prodhimit të pjesëve të këmbimit plastik, në Shqipëri. Ata janë shprehur të gatshëm që ky aktivitet të nisë menjëherë.
Kryeministri, pasi është njohur me këtë projekt, i ka siguruar përfaqësuesit e kompanisë se investimi i tyre do të kurorëzohet me sukses dhe do të inkuadrohet në kuadrin e iniciativës “Shqipëria një euro”, duke u krijuar kështu mundësi që të marrin lokale të vjetra për ndërtimin e fabrikave të prodhimit.
Më pas, Presidenti i kompanisë “MD Discount” ka shprehur interesin e tij për ngritjen në Shqipëri - jo vetëm në Tiranë por edhe në disa qytete të tjera - të një sërë dyqanesh ushqimorë, me portofol të plotë artikujsh të cilësisë së lartë, që do të shiten me çmim të ulët.
Kryeministri Berisha e ka mirëpritur edhe këtë projekt dhe e ka garantuar presidentin e kompanisë se administrata shqiptare do ta ndihmojë në përshpejtimin e këtij projekti, duke evidentuar vonesat burokratike.