E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë, zotin Teodor Rusinov

Sot, Kryeministri Berisha priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë në Tiranë, zotin Teodor Rusinov.

Në takim, Ambasadori bullgar i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet dhe urimet më të mira të Kryeministrit bullgar, zotit Sergei Stanishev. Duke vënë në dukje intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Ambasadori Rusinov theksoi se Bullgaria do të jetë përkrahëse e Shqipërisë në procesin e integrimit të saj në BE dhe NATO.

Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve dhe theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për zgjerimin e mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme. Në fjalën e tij, Kryeministri i kërkoi Ambasadorit Rusinov të inkurajonte biznesin bullgar që të ishte më i pranishëm me investime në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›