E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy kritikat e biznesit për buxhetin 2011

Sipas Konfederatës së Industrisë, buxheti i vitit 2011 trashëgon mënyrën e vjetër të përzgjedhjes së projekteve, që do të financohen, pa paraqitjen e vlerësimit ekonomik-financiar krahasues për sa i përket dobishmërinë publike.

“Konfindustria këshillon, që investimet kapitale të buxhetit 2011 të rishikohen drejt përqëndrimit në disa projekte të mëdha në sektor strategjike të ekonomisë si: - turizmi, ku urgjente është mënjanimi i ndotjeve nëpërmjet ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve të ngurta dhe të lëngëta, - infrastrukturën rrugore dhe portuale në disa projekte të rëndësishme me rëndësi kombëtare të përzgjedhura jo subjektivisht, por vetëm nëpërmjet vlerësimit ekonomik-financiar”, tha administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.

Ndërkohë, sipas Konfindustrisë, në buxhetin e vitit 2011 parashikohet një numër mjaft i madh dhe  pjesëzim i theksuar të projekteve të parashikuara për t’u financuar, çka rrezikon seriozisht uljen e efektivitetit, cilësisë, rritjen e shpërdorimit të parave publike në kushtet edhe të fushatës zgjedhore të afërme.

“Copëtimi i investimeve publike në një numër mjaft të madh projektesh të shtrirë në gjithë hapësirën gjeografike të vendit për më shumë në kushtet e institucioneve publike kontrolluese mjaft të dobëta rrezikon, që të pakësoj ndjeshëm efektivitetin e investimeve dhe shpërdorim të parave publike.  Përvoja e deritashme ka treguar qartë, se vetëm investimet e perqendruara ne sektore strategjike, vlera të mëdha dhe të zbatuar në kohë sa më të shkurtër mund të ndryshoj gjendjen e deritashme të shpenzimit pa efektivitet dhe cilësisë së dobët të një pjese mjaft të madhe të veprave infrastrukturore me financime të buxhetit të shtetit”, thuhet më tej në reagim. /S.Lleshi/

                                                                                             2010-11-29 08:36
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›