Ndryshime në Kodin e Punës: Jo më pushim vetëm në fundjavë
Banka Botërore i ka kërkuar dje Ministrisë së Punës rishikimin në disa pika të Kodit të Punës, në mënyrë që tregu i punësimit të jetë më efikas. Gjatë takimit të një ekipi përfaqësues të Bankës Botërore, me ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta, z. Anastas Duro, u diskutuan rreth ndryshimeve që duhet të pësojë baza ligjore e punësimit, në mënyrë që të mos ketë pengesa artificiale dhe të ketë fleksibilitet në kontratat e punës.
Një prej pikave të biseduara është edhe ndryshimi i nenit që përcakton ditët e pushimit. Aktualisht Kodi i Punës përcakton shprehimisht se pushim janë dita e shtunë dhe e diel, ndërkohë pas rishikimit të tij, pritet që të përcaktohet se ditë pushimi do të jenë dy ditë të javës, pa vendosur si kriter fundjavën. Kjo, sipas specialistëve, do të mundësojë që kontratat për ato profesione që nuk mund të jenë të limituara vetëm gjatë ditëve nga e hëna në të premte të jenë të bazuara në realitet, e të mos hartohen mbi nevojën e plotësimit të kritereve ligjore.
“Jemi të ndërgjegjshëm se ndryshimet ekonomike, por edhe ato sociale, sjellin detyrimisht edhe nevojën për ndryshime dhe përmirësime në bazën ligjore që rregullon marrëdhëniet përkatëse, me qëllim që t’iu përgjigjet ndryshimeve të ndodhura në këto marrëdhënie. Ne vlerësojmë se është pikërisht koha që Kodi aktual i Punës të rishikohet në një pjesë të mirë të tij dhe, pikërisht, ky ishte edhe vendimi i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, para dy javësh”, – deklaroi ministri Duro.
Ndërkohë për shefen e delegacionit, Stefka Slavova, raporti i fundit vlerësonte punën e qeverisë shqiptare për të lehtësuar e nxitur biznesin dhe, konkretisht, është vlerësuar Kodi i Punës, ligji bazë që rregullon marrëdhëniet e tregut të punës midis punëdhënësve dhe punëmarrësve.
“Megjithatë, raporti vëren edhe elementë që duhet të përmirësohen, nëpërmjet ndryshimeve në ligjin bazë që rregullon marrëdhëniet e punës (Kodin e Punës), të tilla si fleksibilitet më i madh në hartimin e kontratave të punës, në përcaktimin e pushimit javor, rishikim i afateve të njoftimit për pushimet kolektive, si dhe mënyrën dhe nivelin e pagesave të papunësisë”, - u shpreh ajo.
Ministri i Punës, Anastas Duro, vlerësoi punën e bërë nga ekspertët e Bankës Botërore dhe u shpreh se, duke u bazuar në këto konstatime, por edhe në kërkesën e partnerëve socialë, tashmë Ministria e Punës ka vendosur të ndërmarrë nismën për të ndërhyrë në përmirësimin e Kodit të Punës. Kjo nismë, sipas ministrit Duro, është ndërmarrë edhe në kuadër të Planit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Sipas ministrit, “një nga rrugët për uljen e papunësisë në vend, përveç masave të tjera, është edhe gjetja e rrugëve dhe mjeteve për të mbështetur biznesin, pasi është pikërisht ai që mundëson dhe krijon vende të lira pune”.
Ministri u bëri me dije përfaqësuesve të Bankës Botërore se shumë shpejt, Ministria e Punës do të ngrejë një grup pune për rishikimin e Kodit të Punës, në të cilin do të bëjnë pjesë specialistë të së drejtës së punës në vend, përfaqësues të partnerëve socialë, si dhe një ekspert i ILO – Organizatës Ndërkombëtare të Punës. “Kontributi i një eksperti të Bankës Botërore do të ishte i mirëpritur në këtë proces të rëndësishëm”, - u shpreh ministri.