Dy luftërat e Pacifikut

Si në çdo zbarkim tjetër, kur fillon zjarri ka vetëm pështjellim. E dy episodet e para të ‘Tha Pacific’, seria kolosale televizive me regji të Tom Hanks dhe producent Steven Spielberg, kanë shkaktuar dashur pa dashur këtë ndjesi turbullimi.
Ka një mori luftimesh, pothuajse gjithmonë natën: vriten natën e armiqtë numërohen vetëm si të vdekur. Historitë personale të tre togerëve të Marinsave të dërguar për ta çliruar Pacifikun nga japonezët njëjtësohen në një tapet vdekjeje e vuajtjeje. Vriten dhe kaq, duke u munduar të mbijetojnë, si në realitetin e konfliktit më të rëndë që Amerika e ka përballur.
Një dallim humneror në krahasim me ‘Band Brothers, seria e parë luftarake e realizuar nga çifti i njëjtë, në të cilën nuk shtihej një plumb i vetëm për t’i rrëfyer qytetarët-ushtarë të ardhur në Europë për ta përzënë Hitlerin: ama ai ishte një program i lindur para 11 shtatorit, kur ShBA-të nuk kishin llogari për të rregulluar e armiq për t’i asgjësuar.
Ndërsa në ishujt e ‘The Pacific’ vdekja vjen anonime, në terr apo mes xhunglës, e kur kundërshtari më në fund ka një fytyrë, shndërrohet pak më shumë se një siluetë në të cilën duhet të gjuhet si në një shenjë qitjeje. Mjafton të bësh zapping, të kalosh nga Sky në History Channel dhe mbetesh edhe më i ngatërruar.
Ngase imazhet origjinale tregojnë se si realiteti i tejkalon edhe qëllimet e Hanks & Spielberg. Videot e ‘WWII arkivat e rigjetur’ tregojnë filmimet e betejave të njëjta, mbyllur për gjysmë shekulli në kutitë e censurës ushtarake. Të njëjtat masakra, të njëjtin sy të çartur nga tmerri, por me fuqinë e së vërtetës. Për ta kuptuar çka është lufta dhe për të mos e harruar. Kurrë.