“Libertas”, pas tij “Robin Hood”

Njëri nga filmat i cili është paraparë të jepet në këtë muaj, i cili edhe konsiderohet muaji i filmit në Kino ABC, është filmi “Libertas”, i regjisorit kroat Veljko Bulajic, i cili pati premierën të martën mbrëma në Kino ABC.
Këtë muaj Kino ABC do të ketë edhe shënimin e dhjetë vjetorit të punës së saj, me ç’rast janë paraparë dhe të shfaqen disa premiera nga rajoni Evropa dhe Holiwoodi.
“Me datën 24 do të jetë përvjetori i kinemasë që do të shënohet si ditë e filmit humanitare dhe atë ditë do të shfaqet një numër i filmave të cilët kanë qenë të suksesshëm viteve të fundit, të hollat që do të grumbullohen me ato shfaqje të filmave më 24 maj, do të jepen për çështje humanitare, kjo është tradicionale”, pati thënë Miradije Vllahiju, menaxhere e Kino ABC-së.
“Libertas” i takon zhanrrit dramë/romansë, për temë ka rrëfimin për shkrimtarin e madh kroat Marin Drzhiq. Marin Drzhiq ishte shkrimtar i njohur nga Dubrovniku i shekullit 16. Ai është i njohur për shkrimet e tij kundër autoriteteve politike të kohës. Autoriteteve nuk u pëlqen popullariteti i tij dhe vendosin të ndërmarrin diçka kundër humorit të shkrimtarit. E dashura e dramaturgut e lut atë të ikën në Itali.
Edhe pse ai nuk ka dëshirë të largohet nga vendi i dashur, edhe në Firence Luka dërgon njerëz që t'ia nxijnë jetën. Për Drzhiqin jeta bëhet e vështirë gjatë kohës kur ai kërkon azil në Venedik.
Pas filmit “Libertas” në Kino ABC, më 14 maj do të vijë filmi “Robin Hood”, i cili në këtë kohë do të ketë premierën nëpër kinematë tjera botërore.
Filmi ‘Robin Hood’ edhe do të hapë Festivalin e Filmit në Kanë.