E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy marinarët e mbytur turq, gjenden në Kroaci

Autoritetet portuale kroate kanë lajmëruar homologët e Durrësit se kanë gjetur 2 kufoma në ujërat detare të territorit të tyre në afërsi të Dubrovnikut. Nga hetimet paraprake dyshohet se kufomat i përkasin ekuipazhit të anijes turke ‘Reian 1’ e cila me 20 tetor të këtij viti u përplas tragjikisht me tragetin ‘Ankara’, rreth 20 milje nga bregu i Durrësit. Lajmi konfirmohet nga autoriteti portual i Durrësit, drejtuesit e të cilit thonë se është njoftuar dhe ambasadori turk në Shqipëri, i cili menjëherë pas lajmit është nisur drejt Kroacisë për të bërë të mundur identifikimin e trupave. Anija ‘Reina 1’ mëngjesin e 20 tetorit u fundos 10 milje nga bregu i detit, pasi u përplas me tragetin me pasagjerë ‘Ankara’, i cili po udhëtonte nga Durrësi drejt Barit. Bilanci i tragjedisë detare shënoi 2 pjesëtarë të shpëtuar nga ekuipazhi prej 10 personash i anijes tregtare turke, ndërkohë që 8 persona pas kërkimeve intensive u deklaruan të zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›