E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy milionë euro për furnizimin me ujë dhe kanalizimet

07/01/2011  Miratohet granti gjerman

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë në parim marrëveshjen me kompaninë gjermane “KFË Frankfurt am Main”, për financimin me dy milionë euro të masterplanit për furnizimin me ujë dhe për rrjetin e kanalizimeve në Shqipëri. Marrëveshja, e cila është nënshkruar më herët nga Ministria e Financave dhe ajo e Punëve Publike, parashikon projektin për furnizimin pa ndërprerje të popullatës me ujë të pijshëm, si dhe rinovimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Qeveria miratoi në parim këtë marrëveshje me kompaninë gjermane “KfË Frankfurt am Main”, për financimin e projektit me një grant prej 2 000 000 eurosh, një projekt i cili do të vihet në jetë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të marrë mesditën e djeshme. Marrëveshja e miratuar në parim dje nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, dhe të ministrit të Financave, Ritvan Bode, është në kuadër të lidhjeve të traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, e parashikuar në nenin 100 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe legjislacionit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›