Arrestohet i kërkuari pas 8 orë rrethimi
07/01/2011 Për drogë dhe kanosje
SHKODER- Një 32-vjeçar nga Malësia e Madhe është arrestuar nga policia pas 8 orë rrethimi të banesës së tij. I arrestuari ishte shpallur në kërkim për kryerjen e disa veprave penale. Në përfundim të operacionit policor të koduar “Alpet e Nikçit”, ka qenë vetë drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, Arjan Bozhaj, i cili nëpërmjet një deklarate për shtyp ka bërë të ditur arrestimin e shtetasit të shumëkërkuar Behar Isuf Delaj, banues në fshatin Nikç, të komunës Këlmend, të rrethit Malësi e Madhe. Si pas deklaratës së drejtorit Bozhaj, kapja e shtetasit Behar Isuf Delaj, u bë e mundur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, brenda banesës së tij në fshatin Nikç. Për kapjen e këtij shtetasi, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër kishin kohë që bënin punë operative, çka solli dhe gjetjen e vendndodhjes së të kërkuarit dhe organizimin e një operacioni të suksesshëm. Forcat të shumta policie dhe të RENEA-s kanë rrethuar banesën e shtetasit Delaj dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohej. Nga ana e tij shtetasi Delaj ka kundërshtuar forcat e policisë dhe nuk është bindur për disa orë që t’u dorëzohej atyre. Pas 8 orësh blutë kanë mundur të prangosin shtetasin Delaj, si dhe të sekuestrojnë një armë zjarri tip automatik, së bashku me një sasi fishekësh, të cilat i shumëkërkuari i mbante pa leje. Sipas deklaratës së drejtorit, Arjan Bozhaj, shtetasi Delaj ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë, ndërkohë që dhe gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 25.11.2009, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “prodhim dhe mbajtje të narkotikëve”. Kjo masë e gjykatës u mor, pasi më datë 30.09.2009, nga kontrolli i ushtruar nga ana e policisë në stanet e fshatit Nikç, janë evidentuar dhe më pas asgjësuar me anë të djegies 192 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg e 400 gram, bimë narkotike të këtij lloji, të cilat ishin mbjellë dhe mbaheshin nga shtetasi Delaj. Përveç kësaj mase, gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 21.09.2010 ka vendosur ndaj shtetasit Delaj dhe masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”. V. Abdyli