E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR: Procesi i numërimit problematik; KQZ spektatore

Sipas raportit të tyre në 1/3 e qendrave të numërimit është konstatuar se ky proces është kryer keq ose shumë keq. Në të theksohet se kjo erdhi edhe si pasojë e mosbesimit mes përfaqësuesve të partive politike.

Kritikat nuk mungojnë as për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas OSBE/ODIHR ky institucion në rastet kur qendrat e numërimit paraqisnin probleme zgjodhi shpesh here të mos ndërhyjë.

Një kritikë tjetër për KQZ ishte mosrespektimi i afateve për publikimin e rezultateve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›