Kodheli: "PS do te tentoje qe te provokoje zgjedhjet e parakohshme, jane afer"
Zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli ka deklaruar mbreme se "PS do te tentoje me te gjitha menyrat demokratike, te provokoje zgjedhjet e parakohshme parlamentare". Duke folur ne "Ora News", zyrtarja e larte socialiste, njeheresh deputete fituese ne Qarkun e Tiranes, eshte shprehur se eshte shume e afert dita kur vendi do te hyne ne kete zgjidhje te reja dhe te parakohshme politike. Ne te njejten kohe, Kodheli nuk ka munguar te shprehet dhe per projektin politik te kreut socialist Edi Rama, duke kembengulur se ky projekt nuk ka deshtuar dhe se ai do te vijoje ta drejtoje kete force politike drejt ardhjes ne pushtet. "Misioni i Rames eshte akoma i realizueshem, per sa kohe Partia Socialiste mbetet dhe pas zgjedhjeve te 28 qershorit, forca politike me e votuar dhe me e madhe ne vend", ka qene deklarata e Kodhelit. Duke u shprehur per bojkotin e opozites ndaj Kuvendit, ajo ka deklaruar se eshte i justifikueshem dhe nje mjet demokratik. Per Kodhelin, bojkoti parlamentar dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, do te sherbeje si vije ndarese me te shkuaren e zymte te proceseve zgjedhore ne Shqiperi ne te ardhmen. Por Kodheli nuk ka munguar te shprehet dhe per Mendimin Ndryshe ne PS, teksa e ka cilesuar kete zhvillim ne PS, nje shkalle te larte demokracie qe ekziston ne kete parti, duke perjashtuar njeheresh dhe mundesine e nje perjashtimi te tyre.