E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitch Ratings konfirmon vleresimin e Procredit Bank Shqiperi

Fitch Ratings ka rikonfirmuar se fundmi vleresimin e ProCredit Bank Shqiperi per performancen e saj pozitive ne biznes, i cili konsiderohet nje lajm shume i mire per banken, klientet e saj dhe Shqiperine. Me 21 Tetor 2009, Fitch Ratings e vleresoi ProCredit Bank me nje monedhe te huaj per periudhe afatgjate me IDR 'B+'; Pritshmeri te Qendrueshme, dhe me nje monedhe vendase dhe te huaj per periudhe afatshkurter me IDR 'BB-'; Pritshmeri te Qendrueshme. ProCredit Bank Shqiperi eshte banka e pare dhe e vetme ne vend e vleresuar per me shume se 5 vjet nga Fitch Ratings. Sipas njoftimit te Fitch Ratings, vleresimet e ProCredit Bank Shqiperi reflektojne mbeshtetjen e aksionereve te saj, ne vecanti te ProCredit Holding AG. ProCredit Holding eshte aksioneri me i madh i ProCredit Bank Shqiperi me 80% te aksioneve. Vleresimi konfirmoi gjithashtu bazen e depozitave te shumellojshme vendase ne banke, likuiditetin e kenaqshem, kontrollin e centralizuar dhe menaxhimin e riskut. Gjithashtu cilesia e aseteve ka vazhduar te jete e qendrueshme gjate vitit 2009. Fitch Ratings eshte nje agjenci globale vleresimi e perkushtuar per t'i dhene tregjeve boterore te kredise opinione te pavarura, studime dhe informacione mbi kredine. Fitch Ratings ka 50 zyra dhe mbulon mbi 150 vende ne mbare boten, dhe njihet boterisht nga investitore, emetues dhe bankiere per nje vleresim ne kohe, transparent dhe te besueshem. ProCredit Bank eshte e pranishme nepermjet nje rrjeti prej 41 degesh dhe agjencish, te cilat ofrojne nje linje te plote sherbimesh bankare dhe produkte kredie per te gjithe. Aksioneret e ProCredit Bank Shqiperi jane institucione nderkombetare te qendrueshme dhe te fuqishme si : ProCredit Holding AG ne Frankfurt dhe Commerzbank AG ne Frankfurt. ProCredit Bank eshte e pranishme ne 22 shtete, ne: Europen Juglindore, Afrike dhe ne Ameriken Latine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›