E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy muaj burg për Shefqet Kabashin

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 16:05

Shefqet Kabashi është dënuar më dy muaj burgim nga Tribunali i Hagës.

Trupi Gjykuese në Tribunalin e Hagës ka shpallur vendimin për dëshmitarin në rastin “ Haradinaj”, Shefqet Kabashi i cili akuzohej nga prokuroria për shpërfillje të Tribunalit të Hagës.

Në bazë të provave qe ka pranuar gjykata, Kabashi është dënuar me 2 muaj burgim, ndërsa në të do të përfshihet edhe paraburgimi prej 31 ditësh që Kabashi e ka vuajtur në Hagë.

Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, ishte arrestuar në Holandë për shpërfillje të Tribunalit të Hagës në vitin 2007, kur kishte refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve gjatë dhënies së dëshmisë kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›