Agbonlahor kritikon Houllierin

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 15:30
Gabriel Agbonlahor ka akuzuar ish menaxherin e Aston Villas Gerard Houllier për shkatërrimin e karrierës së tij me Anglinë.
Agbonlahor 24 vjeq nuk është paraqitur për Anglinë në gati dy vite dhe për këtë fajëson Houllierin dhe asistentin e tij Gary McAllister.
“Sezoni i kaluar më ka shkatërruar. Mendoj se tani duhet të filloj sërish me Anglinë. Ishte një sezon për tu harruar. Një ndeshje shënoja ndërsa në takimin e ardhshëm isha në pankinë. Fatmirësisht Houllier dhe McAllister janë larguar dhe tani mund të shpresoj në një ftesë në të ardhmen” tha Agbonlahor.