Serbët sulmojnë gazetarët në urën mbi Ibër

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 21:54
Një turmë serbësh të revoltuar kanë sulmuar gazetarët që janë të stacionuar afër urës kryesore mbi Lumin Ibër, në Mitrovicë.
Policia njoftoi se askush nuk është lënduar, por burime të Express thonë se serbët po vazhdojnë të tubohen afër lumit që ndanë serbët dhe shqiptarët në Mitrovicë.
Zëdhënësi I Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka thënë se aktualisht gjendja është nën kontroll.
“Pranë urës tashmë janë stacionuar njësitet speciale të EULEX’it. Po ashtu janë edhe karabinerët italianë”, ka thënë Hoti, për RTK.
Sipas tij, janë dëgjuar edhe dy shpërthime.
“Bëhet fjalë për shok-bomba, efekti i të cilëve është vetëm zhurmë”, ka thënë ai.