E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni kapen dy autoret e vjedhjes se zyrave te PS-se ne Laprake

Autoret vodhen me thyerje zyrat e PS-se ne 26 shkurt. Policia ka identifikuar autorin e trete te ngjarjes

Nuk kane mundur dot te fshihen me shume se dy dite pas vjedhjes se nje kompjuteri dhe sendeve te tjera te vogla ne zyrat e Partise Socialiste ne Laprake Tirane. Dy nga tre autoret e ngjarjes jane arrestuar nga policia e kryeqytetit pas nje hetimi te shpejte. Lajmi eshte konfirmuar mbremjen e djeshme nga te dhena te policise se Tiranes sipas te cilave Sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 3 dhe nr. 1 ne Tirane kane bere te mundur kapjen e autoreve te dyshuar te vjedhjes se selise se subjektit politik Partia Socialiste e ndodhur disa dite me pare ne Laprake Tirane. Ne pranga jane vene Bilbil Marku 22 vjec dhe Iljaz Jevgu 22 vjec te dy banues ne Tirane ndersa eshte shpallur ne kerkim bashkautori tjeter ne kete vjedhje i cili tashme eshte identifikuar dhe eshte shpallur ne kerkim.

Sipas policise dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane autore te vjedhjes me thyerje te selise se subjektit politik Partia Socialiste vjedhje kjo e ndodhur me date 26 shkurt 2011 ne Laprake Tirane. Aktualisht nga Strukturat e Hetimit te Krimit po punohet intensivisht per zbardhjen dhe dokumentimin e te tjerave vjedhjeve te realizuara nga ky grup kriminal me kete tendence kriminale. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre do ti kalojne prokurorise per konsumim te vepres penale Vjedhjes.

Vjedhja me thyerje te zyres se partise socialiste ne rrugen Dritan Hoxha ne bllokun e pallateve Guintash ne Laprake Tirane u konstatua gjate nates duke u gdhira dita e diel. Autoret kane thyer xhamin e deres dhe pasi kane hyre ne ambientet e zyres ne katin e dyte kane vjedhur nje kompjuter qe ndodhej aty. Te dhena nga policia thane per ngjarjen ne fjale se ne zyre nuk jane gjetur shenja plackitjeje apo veprime te dhunshme qe mund te ishin motiv per nje qellim me shume sesa nje vjedhje e rendomte. Zyra ndodhet ne nje bllok qe sherben si dyqane dhe aktivitete te tjera tregtare. Ambientet e katit te pare perdoren shpesh nga tregtaret ambulante per te vendosur pjese te tezgave te tyre gjate nates por edhe si strehe per endacake te ndryshem. Policia deklaroi menjehere se pas denoncimit te rastit ka nisur hetimet per sqarimin e plote te ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Te arrestuar

Bilbil Marku 22 vjec

Iljaz Jevgu 22 vjec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›