Tiranë, Lushnjë dhe Gjirokastër, tre të vdekur në aksidente rrugore
Aksidentet rrugore kanë sjellë sërish viktima në rrugët e Shqipërisë. Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në Tiranë, si rezultat i përplasjes së mjeteve. Shërbimet e policisë rrugore në kryeqytet shpjeguan se në Rrugën e Durrësit, u aksidentua me vdekje këmbësorja Merze Tomçini, 56 vjeçe, dhe për këtë është arrestuar shoferi që shkaktoi aksidentin, një 24-vjeçar i cili u mundua t‘i japë ndihmën e parë të aksidentuarës, por pa arritur ta shpëtojë atë. Rasti i dytë është shkaktuar nga një specialist i çarmatimit në Gërdec, i cili ka ardhur nga Anglia prej pak kohësh. Anglezi Dooald Mallet, specialist i çarmatimit në fshatin Gërdec, ka aksidentuar në Rrugën e Durrësit Fiona Currin, 11 vjeçe. Fatmirësisht asaj i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti i tretë në Tiranë ka qenë dalja nga rruga e një motoçiklete dhe plagosja e drejtuesit të tij.
Ndërkohë, në autostradën Lushnjë-Fier, është shënuar aksidenti i radhës, që i ka marrë jetën një 59-vjeçari. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së hënës në kilometrin e 16 të autostradës Lushnjë-Fier, në afërsi të kthesës së Kolonjës. Kimet Kaja, 59 vjeç, ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip "Mercedez Benz" me shpejtësi tej normave të lejuara dhe është përplasur me pjesën e pasme të një automjeti të tonazhit të rëndë. Përplasja ishte fatale dhe i ka shkaktuar drejtuesit të autoveturës vdekjen e menjëhershme.
Në Gjirokastër ka ndodhur një tjetër aksident i rëndë. Një emigrant 74-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit me të cilin udhëtonte drejt Greqisë. Ngjarja tragjike ka ndodhur dje, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Gjirokastër-Subash, pranë fshatit Mashkullorë. Vetura tip "Fiat", e drejtuar nga shtetasi Thanas Caca, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në fushë. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Një aksident me pasojë plagosjen e dy bashkëshortëve ka ndodhur dje paradite në qytetin të Shkodrës. Një automjet tip "Audi" është përplasur me motoçikletë ku udhëtonin bashkëshortët Skënder dhe Kudrete Kuti, të cilët janë plagosur rëndë.