Reforma zgjedhore, Ndoka denoncon marrëveshjen PS-PD
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka gjatë një koference në Malësinë e Madhe, ka denoncuar publikisht marrëveshjen e fshehtë të arritur midis PD dhe PS për të përjashtuar nga komisionet zgjedhore përfaqësuesit e PDK dhe LSI.
MALËSI E MADHE - Në konferencën e PDK në degën e Malësisë së Madhe kryetari i kësaj partie, Nard Ndoka denoncoi publikisht marrëveshjen e fshehtë të arritur midis PD dhe PS për të përjashtuar nga komisionet zgjedhore përfaqësues të PDK dhe LSI.
Ndoka tha se “dy partitë e vjetra që i ndan emri kur i bashkon Gërdeci dhe historia e gjatë e vjedhjes së votës, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, kanë vendosur që vetë ata, pa praninë tonë të bëjnë numërimin e votave tona”.
“Ne kemi qenë kundër parimit nga një sistem mazhoritar në një sistem proporcional rajonal për faktin që kjo e largon politikën më tepër nga qytetarët. Pra nuk do të kemi tashmë një deputet të drejtpërdrejt”, tha më tej Ndoka.
Nard Ndoka paralajmëroi se Berisha dhe Rama përbëjnë një kërcënim serioz për zgjedhjet e lira dhe politike të qytetarëve.
“Çdo shqiptar e di se ka patur vetëm dy përgjegjës, liderët politikë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Këto dy parti nuk dinë të bëjnë zgjidhje të ndryshme nga ato të Komunës së Ndroqit, me karrige dhe armë për të vjedhur vota. Ky është modeli dhe standardi i tyre vetëm për zgjedhjet”, ka përfunduar Ndoka.
(a.s/News24/Balkanweb)