Bumçi për “faksin”: Firmosa në 9 dhe jo në 13 mars
Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi pas akuzave të opozitës përsëriti sot se ka hedhur firmën mbi faksin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes më 9 mars ndërsa në faks me shkrim dore është shënuar data 13 mars 2007.
TIRANË - Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi pas akuzave të opozitës përsëriti sot se ka hedhur firmën mbi faksin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për shkatërrimin e armëve. Por sot Bumçi pohoi se shkresa është firmosur prej tij më 9 mars ndërsa në faks me shkrim dore është shënuar data 13 mars 2007. “Unë i qëndroj gjithçkaje që kam thënë në deklaratën para dy ditësh, çdo fjalë, pikë e presje. Ai është qëndrimi im me përgjegjësinë politike e morale”, ka ripërsëritur sot Bumçi.
Në këtë deklaratë Bumçi ka mohuar ti ketë drejtuar një shkresë djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës ku jepej informacion për Gërdecin. Bumçi deklaroi në përgjegjësinë e tij personale se dokumenti i propozuar nga opozita është falsifikuar duke renditur ndër arsyet kaligrafinë dhe diferencën e ditës kur është dërguar ky informacion.
“Çdo shkrim në dokumentin e pretenduar është i falsifikuar dhe nuk është i Ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, gjë e cila vërtetohet shumë thjeshtë nga vërtetimi i kaligrafisë, shkrimi im si ish-ministër Drejtësisë gjendet në qindra dokumente. Fakti i dytë është se në arshivën e Ministrisë së Drejtësisë nuk gjendet asnjë dokument origjinal, që protokollohet dhe ruhet në këtë ministri, që të përmbajë shënimin në fjalë”, ka sqaruar Bumçi. Më tej ai ka përmendur edhe faktin se përgjigja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë dërguar me fakt Ministrisë së Mbrojtjes mban datën 9 mars të vitit 2007 dhe jo 13 mars të vitit 2007.
(a.s/News24/Balkanweb)