E Diel, 1 Nëntor 2026

DigitAlb lancon Pay per view

Platforma “DigitAlb”, nga 3 nentori, ora 11:00 do te nxjerre nje sherbim te ri: “Pay per View”. Per here te pare “DigitAlb”, lancon ne Shqiperi kete koncept. “Pay per view”, mundeson teleshikuesit te paguajne vetem ate cka shikojne.

Por jo vetem kaq, ajo jep edhe zgjedhjen per te ndjekur programet ne orarin e vendosur nga vete te abonuarit, nga e hena ne te diel.

“Diferencat mes sherbimit te ri dhe atij normalit me pagese, eshte se ne kete te fundit abonentet paguajne programet ne teresi, nderkohe qe me sherbimin e ri do te jepet mundesi te paguajne vetem ate qe shikojne. Pjese e kesaj do te jene gjithe klientet e ‘DigitAlb’”, eshte shprehur drejtori i “DigitAlb”, Alban Jaho.

“Pay per view” vjen nepermjet paketes Gold ne kanalin “DG Gold”. “Ky sherbim do te jepet ne kanalin “DG Gold” qe do te kete pozicionin e ‘Big Brother 2’”, sqaroi Jaho.

Kanali “Digi Gold” do te ofroje programet me te mira. Kryesisht filma, per te rritur dhe femije, te cilet do te jene te pashfaqur, ose te saposhfaqur ne kinema. Sigurisht per sportedashesit nuk do te mungoje edhe sporti me nje sere eventesh.

Filmat e pare qe do te ofrohen jane dy prodhime amerikane te vitit 2008: “Mbyllja e rrethit” dhe “Outpost”. Por shume shpejt programacioni do te pasurohet edhe me tej. “Do te jete nje pakete e arte qe do te kete shume shpejte edhe te reja te tjera”, tha Jaho.

Per t’u abonuar nevojitet nje karte prej vetem 450 lekesh. Kjo jep mundesine te shihen 2-3 programe, kryesisht filma, te cilet do te transmetohen gjate nje jave ne ekran.

Java pasuese, sigurisht do te sjelle programe te tjera. Shume shpejt, funksionimi i ketij sherbimi do te jete edhe me i lehte per t’u perdorur nga abonentet.

Ashtu sikurse funksionojne kartat e telefonise celulare, ku paguhet sherbimi qe konsumon, edhe kartat e “Digi Gold” do te funksionojne me kredite per programe specifike: per aq sa zgjidhen per te pare, karta e abonimit do te preket ne vlere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›