E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gushti i aksidenteve...

 Policia e Tiranës bëri të ditur sot analizën e aksidenteve rrugore përgjatë muajve janar deri në gusht, ku në Qarkun e Tiranës janë riregjistruar gjithsej  348  aksidente automobilistike me  35 persona të vdekur, 30 persona  te plagosur rëndë dhe 298 persona të plagosur lehtë.

Nga krahasimi i këtyre të dhënave i periudhës Janar – Gusht 2010, me Janar – Gusht 2011, evidentohen 56 aksidente të ndodhura më pak, 23 persona të vdekur më pak,  22 persona të plagosur lehtë më pak.

Vlen të theksohet se edhe gjatë këtij viti, numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë muajit gusht kur në vend vijnë mijëra emigrantë, ndërsa periudhat me më pak aksidente janë ato të muajve të parë të vitit.  Gjatë këtij muaji janë regjistruar 44 aksidente. Për sa u përket masave të policisë rrugore, gjatë periudhës Janar-Gusht janë vendosur gjithsej 115 639 masa administrative me vlerë 108 662 881  lekë.

Janë bllokuar 2882 automjete, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si mungesë dokumentacioni, parkime  e qëndrime të gabuara, mos likuidimin e gjobave etj, si dhe janë pezulluar 1357 leje drejtimi (patenta) nga të cilat : 162  raste për përdorim të pijes alkoolike; 1002 raste për ecje me shpejtësi; 97  raste për shkelje të tjera të kodit Rrugor. Gjithashtu, janë konfiskuar 148 mjete. /Start/

                                                                                             2011-10-05 14:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›