E Diel, 1 Nëntor 2026

U hiqet ndihma ekonomike, protestojnë 200 familje

01/09/2009  Akuza kreut të komunës, kërkojnë urgjent takim me prefektin e Elbasanit

Kryekomunari i Bradasheshit: Nuk i plotësojnë kriteret për përfitim

ELBASAN-Rreth 200 banorë të komunë Bradashesh protestojnë për heqjen e ndihmës ekonomike në prefekturë. Ata ankohen se Këshilli i Komunës u ka hequr ndihmën ekonomike me pa të drejtë pasi ata prej vitesh e merrnin dhe ndodhen në varfëri të plotë. Bëhet fjalë për rreth 80 familje egjiptiane që jetojnë ne lagjen “Ferma” të fshatit Bradashesh. Pasi janë përballur muaj më parë disa prej tyre me ndërprerjen e ndihmës ekonomike mujore, vala e dytë ka ardhur pikërisht pas zgjedhjeve. Vetë banorët thonë se kjo është nja hakmarrje politike e kreut të komunës pasi nuk votuam për të. Por kreu i komunës Bradashesh, Sabri Sollaku, i ka hedhur poshtë akuzat e banorëve. Ai tha se numri i familjeve është disa herë më i vogël. Po kështu ai deklaroi se këto familje nuk plotësojnë kriteret dhe për këtë arsye ju ndërpritet ndihma ekonomike. Shumë pjesëtarë janë të punësuar dhe po kështu kanë siguruar të ardhura që ua heqin të drejtën e ndihmës. Banorët kanë kërkuar një takim me prefektin Shefqet Deliallisi. Takimi pritet të zhvillohet të martën. Në rast se prefektura e çmon të drejtë ankesën mund të ndërhyjë duke i kërkuar komunës të përfshirë në skemë këto familje. Ndërkohë familjarët janë shprehur se ndihma u është hequr pa të drejtë, por me anë të kritereve seleksionuese. Ata kërkojnë urgjent rikthimin e pagesave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›