Burgjet, shtohen masat për përballimin e virozave
01/09/2009 Kujdes edhe ndaj përhapjes së gripit të derrave
TIRANË- Stina e verësh dhe ardhja e stinës së vjeshtës kanë rritur përgjegjësinë tek mjekët e spitalit të burgut dhe tek mjekët e burgjeve në të gjithë vendin për të ulur ndikimin e virozave. Burime nga Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat e duhura për të pasur nën kontroll virozat duke shtuar shërbimet mjekësore dhe ato të higjienës. Burgjet janë të predispozuara për të pasur virozat e stinës duke marrë parasysh faktin se jetohet në kolektivitet dhe në kushte aspak të favorshme për ta sulmuar në fillimet e saj. Sipas mjekëve të përqendruar në disa burgje kryesore bëhet e ditur se janë shtuar masat mjekësore dhe shërbimi është bërë 24 orë. Të burgosurit dhe paraburgosuri mbahen nën kontroll për çdo shenjë të sëmundjeve të stinës që shfaqin. Përveç medikamenteve që ata marrin nga familjar në mënyrë të kontrolluar nga mjekët e burgut, të dënuarit dhe paraburgosurit marrin falas medikamente edhe nga farmacia e brendshme e institucionit. Mjekët shprehen se janë marrë masat për të pasur në farmacitë e burgjeve medikamentet kryesore, ndërkohë që shprehin rezerva edhe për mungesën e disa ilaçeve, të cilat përdoren për sëmundje të ndryshme. Por nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve është duke u mbajtur nën mbikëqyrje situate edhe për të parandaluar në kohë virusin A/H1N1.