Apeli rikthen Sefgjinin ne zyre

Garancia e ofruar per te mos lene Shqiperine ne asnje moment, derisa te perfundoje procesi i ka kthyer lirine e perkohshme kryetatimorit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashit. Dy nga kater te pandehurit per rrembimin me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, 13 vjet me pare, kishin apeluar vendimin e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, qe i kishte lene ne masen "arrest shtepie" pas kerkeses se prokurorise. Por mesditen e djeshme Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka lene te lire dy te akuzuarit, pas argumentit te avokateve se nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore. Mbrojtesi i Sefgjinit eshte shprehur se klientit te tij i duhet te paraqitet ne detyren qe i kane caktuar si drejtor i Pergjithshem i Tatimeve, kurse Koldashi eshte shprehur se ka nje familje per te mbajtur dhe se i duhet te punoje.
Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, dy nga kater ish-SHIK-sit e ngujuar ne banesat e tyre ne masen e sigurise "arrest shtepie", qe prej dites se djeshme kane fituar lirine. Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda ka shqyrtuar kerkesen e dy te pandehurve per ndryshimin e mases se sigurise, duke vendosur ne fund te saj "gjykim ne gjendje te lire". Fillimisht ne seancen gjyqesore ka hyre i pandehuri Arben Sefgjini, i shoqeruar nga avokati i tij mbrojtes, Zef Nika. I ulur ne banken e te akuzuarve, kryetatimori nuk ka pranuar te flase. Nderkohe qe avokati i tij mbrojtes i ka bere te ditur togave te zeza se klienti nuk paraqiste rrezikshmeri shoqerore. Nga ana tjeter, avokati ka shpjeguar se "nuk ka rrezik qe te largohet nga Shqiperia, nderkohe qe i duhet te paraqitet ne detyre". Po keshtu eshte dhene edhe garanci per pjesemarrje ne te gjitha seancat gjyqesore qe do te zhvillohen ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ne ngarkim, pasi ne kete procedim, sipas mbrojtjes, ka shkelje procedurale nga ana e akuzes. Pretendimet e hedhura nga avokati jane kundershtuar prej prokurorise. Perfaqesuesi i akuzes i ka kerkuar gjykates lenien ne fuqi te njejtes mase sigurie te caktuar nga ana e Gjykate se Shkalles se Pare per Krimeve te Renda. Seanca gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Arben Sefgjini per revokimin e mases se sigurise ka zgjatur vetem 20 minuta. Togat e zeza pasi kane degjuar te dyja pretendimet si ate te akuzes, por edhe te mbrojtjes, jane terhequr per te marre vendimin. Pas konsultimit ne dhomen e gjyqtareve, togat e zeza vendosen te pranojne kerkesen e mbrojtjes, duke caktuar ndaj Arben Sefgjinit masen e sigurise "detyrim paraqitje", qe per shkak se ka nisur procesi behet "gjykim ne gjendje te lire".
Pasi gjykata ka vendosur te lere te lire Sefgjinin, i pandehuri Avni Koldashi eshte paraqitur ne seancen gjyqesore per te njejten arsye, revokimin e mases se sigurise nga ana e Gjykates se Apelit per Krime te Renda. Perpara trupit gjykues Koldashi ka kerkuar lirimin e tij per te siguruar me pas edhe jetesen, te cilen ia ka shtrenguar gjykata. Togat e zeza kane pranuar kerkesen e Koldashit duke caktuar ndaj tij te njejten mase sikurse edhe Sefgjini, me argumentimin se nuk perbente rrezikshmeri shoqerore. Ish SHIK-asit Sefgjini e Koldashi akuzohen per rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes ne vitin 1995, akuze qe nuk e kane pranuar qe prej vitit 2003, kur u proceduan per here te pare.
Arrestimi ne 2003, Sefgjini mori 2,8 milione demshperblim
Gjykata e Tiranes, me daten 23 dhjetor te vitit 2004, i ka dhene te drejten e demshperblimit me 2,8 milione leke Arben Sefgjinit, atekohe i papune, per burgim te padrejte. Te njejtin vendim gjykata ia ka dhene edhe te pandehurit Budjon Mece, po ne kete date. Sipas vendimit te dhene nga ana e gjyqtares Miranda Ndoja, detyrohej e paditura Ministria e Financave te kompensonte per burgim te padrejte dy paditesit ne shumen dy milione e teteqind mije leke secili. Te dy te pandehurit, te cilet akuzohen serish per te njejten veper penale, jane vene ne pranga me daten 21 maj te vitit 2003, duke u liruar me pas me daten 1 korrik te vitit 2004. Pas lirimit per pushim te ceshtjes dhe ndryshim te klasifikimit te vepres, Mece dhe Sefgjini iu drejtuan Gjykates se Tiranes me nje padi, ku kane kerkuar te kompensohen per 560 dite arrest ne burg, shumezuar me 5000 leke per cdo dite paraburgim, duke perfituar edhe shumen prej 2,8 milione leke secili. Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini, ne bashkepunim me Ilir Kumbaron dhe Budjon Mecen, akuzohen se me 21 tetor te vitit 1995 kane marre peng e me pas torturuar biznesmenin Remzi Hoxha, i cili me pas ka gjetur vdekjen. Trupi i tij dyshohet te jete varrosur ne Vain te Lezhes, atje edhe ku e kane derguar te akuzuarit 13 vjet me pare. Diten e rrembimit Hoxha ka qene ne afersi te Frigoriferit, ne firmen e tij te duraluminit "Albatros". Kohen e ngjarjes, Segjini drejtonte degen e SHIK ne Tirane, kurse Koldashi ishte shef i vezhgimit. Mece kryente detyren e inspektorit, kurse Kumbaro mbante postin ne nje drejtori ne qender te SHIK-ut.