E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy persona masakrojne ne rruget e Londres nje ushtar britanik

Vazhdojnë të shokojnë të gjithë botën pamjet e dy personave të cilët masakrojnë me gjakftohtësi një ushtar britanik në rrugët e Londrës. Ushtari i cili sapo kishte dalë nga kazerma e tij është sulmuar pa asnjë shkak nga dy persona që kishin thikë dhe shkopinj në duar dhe që bërtisnin “Zoti është i madh”. Njëri prej tyre e ka lënë veten të filmohet nga kamerat e sigurisë duke treguar armët e krimit dhe duart e përgjakura. Sipas dëshmitarëve okularë, në fillim agresorët e kanë shtypur me makinën e tyre, më pas e kanë sulmuar me thikë dhe në fund i kanë prerë kokën. Policia britanike është e bindur se ka të bëjë me një akt terrorist islamik. Të dy agresorët janë arrestuar pasi janë plagosur nga policia. Kryeministri Kamerun e ka përshkruar si një akt të frikshëm dhe të paprecedent. Dëshmitarë të tjerë tregojnë se vrasësit u kanë kërkuar kalimtarëve që ti fotografojnë. Ndërkohë qyteti britanik ëshët ëprfshirë nga protesta të dhunshme gjatë orëve të natës ku mbështetës të ekstremit të djathtë janë përplasur me forcat e policisë.

Ushtarët urdhërohen të mos dalin me uniformë në rrugët e qytetit Pas vrasjes brutale të ushtarit në Londër, vendi ndodhet në gjendje alarmi. Komandantët dhe zyrtarë të ushtrisë u kanë kërkuar ushtarëve që të mos dalin me uniformat e tyre në qytet. Ndërsa kryebashkiaku Boris Xhonson ka kërkuar qetësi pas protestave të dhunshme të një nate më parë. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar në përpjekje për të sulmuar dy xhami.  Ndërsa nga të dhënat më të fundit thuhet se dy vrasësit janë me nënshtetësi britanike. Vrasësi me origjinë nigeriane është rritur pikërisht në lagjen ku dhe ndodhi masakra dhe është konvertuar në fenë islame dhjetë vjet më parë. Ndërsa kryeministri britanik Dejvid Kamerun ka mbledhur me urgjencë komitetin Kobra që merret me probleme të  sigurisë kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›