E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy persona me maska dhe arme grabisin kazinone ne qender te qytetit

Korce- Dy persona te armatosur dhe me maska kane grabitur mbreme vone nje kazino ne qender te qytetit te Korces. Policia eshte njoftuar rreth ores 22:30 nga punonjesit e pikes se lojerave te fatit, kurse autoret pas sulmit jane larguar nga vendngjarja. Nuk ka te dhena per te lenduar apo te shtena armesh, dhe as per shifren e grabitur nga dy personat qe mbeten te pa identifikuar. Sipas deshmive te klienteve dhe punonjesve te kazinose, pasi kane hyre nga dera kryesore e kazinose, autoret u kane drejtuar armet automatike duke kerkuar edhe xhiron ditore. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje duke rrethuar zonen ne qender te qytetit dhe ngritur postblloqe. Dyshohet se autoret jane larguar me nje makine qe i priste pak metra me tej kazinose.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›