E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, ekzekutohet biznesmeni

SHKODER- Vrasjet tronditin qytetin e Shkodres. Nje biznesmen 45-vjecar eshte ekzekutuar rreth ores 21:00 te mbremjes se djeshme ne lagjen "Perash", teksa kthehej per ne banese pas mbylljes se lokalit te tij. Autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar, ndersa krimi eshte kryer me nje arme automatike "Kallashnikov". Viktima eshte identifikuar si Astrit Neshnuni, i njohur dhe si biznesmen ne kete qytet, kurse motivet e krimit mbeten ende te paqarta. Ne fillimjave u ekzekutua me tre plumba pistolete nje 17- vjecar, pas grindjes per motive banale me nje tjeter adoleshent qe u ndalua dy dite pas krimit.
Nje bresheri automatiku eshte degjuar ne mbremje prane shtepise ku banonte familja Neshnuni, ne lagjen "Perash" te Shkodres. Familjaret gjeten te plagosur rende 45-vjecarin qe kthehej per ne banese pas mbylljes se lokalit qe zoteron ne nje tjeter lagje te qytetit. Burime zyrtare thane se Astrit Neshnuni u gjet ne situate kritike per jeten me shume plage plumbash ne trup dhe hemorragji. Megjithese eshte derguar me urgjence per ne spitalin e Shkodres, biznesmeni ka nderruar jete, gjate rruges dhe nuk ka mundur t'i mbijetoje plageve te shumta ne trup.
Pas njoftimit per krimin ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta te policise se Shkodres, qe rrethuan lagjen dhe ngriten postblloqe ne hyrje e dalje te qytetit. Autori nuk eshte pare nga askush pasi ne rruge nuk ka pasur shume levizje dhe ishte erresire. Por ne vendngjarje u gjeten te pakten 10 gezhoja automatiku tip "Kallashnikov", qe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Sipas hetimit paraprak, mesohet se autori ka ndjekur biznesmenin dhe pasi i ka zene prite e ka qelluar afer shtepise.
Burime policore thane se motivet jane te paqarta dhe po verifikojne konfliktet e diteve te fundit te viktimes me ndonje person ne lokalin e tij apo ne lagjen ku dhe banonte. Gjithashtu po hetohet rreth te kaluares se te ndjerit dhe ndonje hakmarrjeje te mundshme. Pritet marrja ne pyetje e familjareve te te ndjerit, per te mesuar me teper rreth ngjarjes.
Deri ne mesnate jane shoqeruar disa te dyshuar, te cilet u moren ne pyetje dhe u ballafaquan me alibite e dhena per grupin hetimor, por ende nuk ka nje te ndaluar si te dyshuar per ekzekutimin.
Precedenti, ekzekutimi i te miturit ne rruge
Ne fillimjave, nje 17-vjecar u qellua per vdekje me gjashte plumba pistolete, tre prej te cileve e preken ne trup. Eduart Thana humbi jeten ne spitalin e Shkodres pak minuta pasi u dergua nga kalimtaret, kurse policia arriti te identifikonte dhe arrestonte dy dite me pas, te dyshuarin T. Brahimi, 18 vjec. Ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti per motive banale mes te rinjve qe ishin perfshire ne nje sherr prane universitetit dhe me tej Brahimi, ka nxjerre pistoleten duke e qelluar. Autori eshte larguar me pas me nje makine nga vendngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›