E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja ne Spitalin Ushtarak

Familjaret e pacientit te dehur, rrahin infermierin e Urgjences
TIRANE- Familjaret e nje pacienti rrahin infermierin e Spitalit Ushtarak ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne ambientet e spitalit, kur infermieri me inicialet E. V., eshte mjekuar nga koleget pas plageve dhe hematomave qe ka marre ne fytyre dhe trup. Burime nga ky spital thane se sulmi ndodhi ne Urgjence ku sherbente edhe bluza e bardhe, kur familjaret e nje pacienti te paraqitur me probleme nga konsumimi i teper i alkoolit, kane shfaqur pretendime dhe pakenaqesi per sherbimin e ofruar. Si rezultat, familjaret kane keqtrajtuar ne bashkepunim me grushte e shkelma infermierin E. V., duke i shkaktuar demtime ne trup. Pas denoncimit ne polici eshte bere shoqerimi ne komisariat i disa personave te dyshuar, te aferm te pacientit, ndersa po punohet per zbardhjen e incidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›