Dy persona qellojne me pistolete shqiptarin
MILANO - Nje qytetar shqiptar eshte plagosur me dy te shtena pistolete ne Itali. Burri, identiteti i te cilit nuk eshte bere i ditur nga policia italiane per arsye hetimi, eshte 31 vjec dhe eshte i paregjistruar me pare per ndonje veper penale. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur duke gdhire dita e djeshme ne qytetin e Milanos, kur dy persona te paidentifikuar ende, i kane prere rrugen dhe e kane qelluar me pistolete ne kembe, duke e plagosur. Pas kesaj eshte njoftuar policia e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ne lidhje me shkaqet se pse eshte qelluar mbi shqiptarin dhe personat te cilet e kane qelluar ate me nje pistolete tip "Bereta", me dy plumba. Ai eshte derguar ne spital ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe sipas bluzave te bardha ai eshte jashte rrezikut per jeten, pasi plaga e marre ne kembe nuk ka qene e rende. Menjehere pasi eshte permiresuar dhe ka ardhur ne vete 31-vjecari nga Shqiperia, por me leje qendrimi ne Itali eshte marre ne pyetje.
Viktima ka deklaruar para policise, se nuk i njihte agresoret e tij dhe se i kane dale pa pritur. Ai ka rrefyer para hetuesve se po kthehej ne shtepi, kur i ishin afruar dy persona qe pa ndonje arsye i kane qelluar me pistolete ne te dy kembet dhe jane larguar me shpejtesi. Pas kesaj ai eshte rrezuar ne toke dhe ka lajmeruar ambulancen dhe policine qe kane mberritur ne vendin e ngjarjes. I plagosuri eshte transportuar ne spitalin San Karlo, ku thuhet se nuk eshte ne rrezik per jeten, pasi plaget e marra nuk kane qene serioze. Pas kesaj ngjarjeje policia italiane ka nisur hetimet dhe eshte ne kerkim te dy personave me karakteristikat qe ka dhene shqiptari. Sipas policise, 31-vjecari mund te kete rene gabimisht viktime e dy agresoreve te tij, ose mund te jete i perfshire ne ndonje afere te dyshimte dhe nuk e ka treguar ende. Gjithsesi ai eshte nene vezhgimin e mjekeve dhe mbahet nen kujdes.
SSSASS