Ne gjendje te dehur, i merr jeten Drizes
TIRANE - I merr jeten nje 48-vjecari perfundon ne qeli autori i aksidentit. Kujtim Hida eshte vene ne pranga, pasi ka aksidentuar me makinen e tij, Uke Drizen, ne autostraden Tirane-Vore. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bejne te ditur se menjehere pas aksidentit eshte vene ne pranga 27-vjecarin, Hida. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e dy diteve me pare, ne kohen qe i aksidentuari po kalonte ne krahun tjeter te autostrades. I aksidentuari eshte derguar menjehere ne spital, por nuk ka mundur te mbijetoje dhe pas ndihmes se dhene nga bluzat e bardha. Uniformat blu qe kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes kane arrestuar autorin e ngjarjes, dhe ka konstatuar se drejtuesi i mjetit kishte shkelur rregullat e qarkullimit, madje ngiste makinen ne gjendje te dehur. Pas arrestimit te 27-vjecarit, policia ka ngritur ndaj tij akuzat per kryerjen e veprave penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor" dhe te "drejtimit te automjeteve ne gjendje te dehur apo pa deshmi aftesie".
SSSASS