E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy policët e Tahirajt në burg, SHKB përplaset me Prokurorinë

Fatmir Hoxha, shoferi i Ademt Tahirajt dje në Gjykatë

Shoqëruesit e kryekomisarit të vrarë, Krimet e Rënda dhe SHKB, hetime paralele ndaj inspektorit Gosturani.

Gjykata: I paligjshëm arrestimi, por policët mbahen në burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda e konsideroi dje të paligjshëm arrestimin më 20 shtator të dy punonjësve të Policisë së Shijakut që akuzohen për mosveprim ndaj Ilir Xhakjes, vrasësit të kryekomisarit Adem Tahiraj. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e deklaroi arrestimin të paligjshëm, duke thënë se në datën 20 shtator nuk plotësoheshin kushtet e flagrancës, ndërsa vënia në pranga është bërë pa urdhër prokurori e pa vendim gjykate. Përtej këtij qëndrimi formal të Prokurorisë dhe Gjykatës, referuar procedurave ligjore, duket se ka pasur një mospërputhje mes Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me hetimin e zhvilluar ndaj dy inspektorëve të Policisë së Shijakut. Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e djeshme, prokurorët kanë shpjeguar se pasi nisën hetimet për vrasjen e Adem Tahirajt, krahas fajësisë së Ilir Xhakjes, kanë kryer veprime intensive edhe për mosveprimin e punonjësve të Policisë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›