Eshtrat në Dajt, të gruas së vrarë 2-3 vjet më parë

Instituti i Mjekësisë Ligjore
Hetimi, masakrimi ndodhi diku tjetër, jo aty ku u hodhën eshtrat.
Ekspertiza mjekoligjore: Viktima është e moshës 30-35 vjeç.
Eshtrat që u gjetën një javë më parë në malin e Fagut, në anë të rrugës për në Dajt, i përkasin një femre që dyshohet se është vrarë dy vjet më parë. Mjekët Ligjorë të Tiranës që ekzaminuan për disa ditë kafkën dhe disa gjymtyrë që u gjetën nga efektivat e Komisariatit Nr.4, kanë arritur në konkluzionin që eshtrat i përkasin një femre, që mund të jetë 30-35 vjeçe. Raporti i mjekëve ligjorë zbulon në këtë mënyrë një vrasje që mund të ketë ndodhur jo më shumë se 2 vjet më parë, që sipas tyre është kryer me mjete të mprehta. Por autorët kanë shkuar edhe më tej, duke e gjymtuar kufomën, pasi ajo rezulton të jetë copëtuar pasi është vrarë. Për këtë arsye, por edhe për shkak se kafshët e egra mund të kenë dëmtuar kufomën, një pjesë e gjymtyrëve ende nuk janë gjetur.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)