Vret fqinjin 40-vjeçar se i ngacmoi gruan
Arrestohet autori 55-vjeçar Shaban Lleshi. Debatoi me Fatos Bellon pasi doli nga lokali.
Divjakë, viktima 40-vjeçar u qëllua me 1 plumb në kokë.
Vritet nga fqinji pasi akuzohej se i ngacmonte gruan. Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Divjakën, ku një 42-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pistoletë afër qendrës së qytetit. Sipas Policisë, Fatos Bello u qëllua me plumb në kokë. Siç mësohet nga burimet prej vendit të ngjarjes, Bello ka qenë në lokal duke pirë kafe me një mikun e tij dhe sapo është larguar i vetëm, është ndeshur me autorin. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se viktima dhe autori kanë debatuar me njëri-tjetrin për pak momente. Më pas, autori, Shaban Lleshi, 55 vjeç, e ka qëlluar 1 herë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Ai është larguar me shpejtësi pas disa ndërtesave, për t’u zhdukur më pas në fushat e Divjakës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)