Dy popuj, një det, një miqësi nis me Love Machine
Me spektaklin italian të kërcimit akrobatik Kataklo-Love Machine, ambasadori italian, Saba DElia, inauguroi dje në Tiranë Stinën e Madhe të Evenimenteve Italia dhe Shqipëria 2010 dy popuj, një det, një miqësi. Spektakli një eksperimentim sugjestionues ndërmjet gjesteve të kërcimit, forcës së gjimnastikës dhe artit të teatrit, kaloi tej masës pjesëmarrjen dhe ku të gjitha vendet ishin të ezauruara (mbi 2.300 vende ulur dhe 800 persona në këmbë apo të ulur në shkallët e Pallatit të Kongreseve).
Stina e evenimenteve (80 aktivitetet deri në fund të qershorit do të vazhdojë dhe gjatë kësaj jave me Poezinë e Verës, e cila do të japë vlera territoreve si dhe veçantive dhe shprehive artistike italiane dhe shqiptare, duke filluar nga Tirana (16 mars në City Park dhe më 20 mars në Ministrinë e Bujqësisë), në Durrës (18 mars, Torre Veneziana), Berat (17 mars, galeria Lear) dhe Shkodër (19 mars, Restorant Europa).
Më 20 mars do të fillojë dhe stina e koncerteve në Teatrin e Operës me operën Rigoletto të Giuseppe Verdi-t, si dhe do të fillojë workshop i fotografisë në Vlorë, i shoqëruar nga një konkurs stimulues fotografie që do të përfundojë me një çmim për master të fotografisë në Milano.