Konflikti për një vajzë, plagoset me thikë 19-vjeçari
Autori i Lajmit: Ornela MANJANI
“Është imja dhe e plagos me thikë”,- kështu ka nisur konflikti mes dy të rinjve në një gjimnaz në afërsi të kryeqytetit. Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur, ndërsa bashkëmoshatari i tij, autori i plagosjes, është vënë në pranga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:15 minuta në gjimnazin e Farkës. Dylber Allaraj është plagosur me thikë pas shpine menjëherë sapo ka dalë nga rrethimi i shkollës nga Miriam Tafa pas një debati në lidhje me një vajzë.
Ngjarja
Dylber Allaraj, nxënës në vitin e tretë, është plagosur me thikë pak metra larg portës kryesore të gjimnazit ku mësonte, pas një grindjeje me një bashkëmoshatar të tij. Dy bashkëmoshatarët fillimisht kanë debatuar për një vajzë dhe më pas konflikti ka degjeneruar në sherr me grushta, derisa 19-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin. Skena është parë nga nxënësit e tjerë të shkollës, të cilët kanë njoftuar dhe policinë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy bashkëmoshatarët janë grindur për një vajzë, të cilën e dashuronin dy adoleshentët. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dy të rinjtë ishin përplasur dhe herë të tjera për të njëjtin problem. Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka dërguar menjëherë, për t i dhënë ndihmën mjekësore 19-vjeçarit të plagosur. Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i dëmtuari Dylber Afiz Allaraj ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku është duke marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore. Sipas të njëjtave burime, mësohet se adoleshtenti është plagosur në pjesën e shpinës, pranë veshkës, dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Arrestimi
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga të dyshuarin si autor të plagosjes, Miriam Tafa, 19-vjeç, banues në Farkë. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se konflikti mes të dëmtuarit dhe autorit ka qenë një debat me fjalë për motive të dobëta, duke degraduar më pas me grushte dhe armë të ftohtë e llojit thikë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuarit iu sekuestrua thika, ndërkohë dosja hetimore i kaloi Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008