E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy premiera kosovare ne Tirane

Artistët kosovar të Teatrit të Prishtinës do të ballafaqohen për dy fundjava në skenën e teatrit shqiptar. Dy premiera njëra titullohet “Heshtja”, tjetra “Vdekaja dhe Vasha” do të presin publikun respektivsht të shtunën në mbrëmje dhe të dielën. Shfaqjet vijnë falë bashkëpunimit të dy teatrove Kombëtar.

"Këto shfaqje janë në vijim të shkëmbimeve të ndërsjellta dhe të shpeshta që ne kemi pasur ndërmjet dy teatrove është në vijim të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy teatrove tanë", tha Kristaq Skrami, drejtor i TKSH.

"Kemi kontakt të vazhdueshëm, të kemi sa më shumë prurje nga Tirana në Prishtinë dhe nga Prishtina në Tiranë. Ndoshta në të ardhmen cdo premierë që prodhohet në Tiranë do shihet në Prishtinë dhe cdo premierë që prodhohet në Prishtinë do të shihet në Tiranë", tha Burbuqe Berisha, drejtore e TKK.

Shfaqja e parë “heshtja” është dramë shqipe e cila i dedikohet fenomenit të dhimbshëm të incestit në shoqërinë shqiptare, ndërsa “Vdekja dhe Vasha” i dedikohet vuajtjeve të një gruaje të sulmuar nga shërbimet sekrete shtetërore. "Synimi im ka qenë që temat sado të hidhura që janë, që ndodhin duhet ti themi, të mos heshtim. Dhe përmes shfaqjes në këtë rast, unë kam vetëm mjetin që mund të apeloj, teatrin", u shpreh Arta Kallaba, regjisore, Sipas drejtuesëve të dy teatrove, bashkëpunimet mes Tiranës dhe Prishtinës do të vazhdojnë me shkëmbinin e premierave, por edhe me organizimin e Festivalit të Dramës Shqipe.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›