Kurre sdo tpushoj se pikturuari romet e mi Kosoven time

Nje rrugice pergjate oborrit te ngushte me boren e ngjeshur nga njerez e pula na shpie drejt shtepise se vogel ne fshatin Lepine rreth 7 kilometra ne perendim te Lipjanit. Drejt nje kasolleje te varfer per te cilen vec tymi i oxhakut te jep te kuptosh se eshte e banueshme. Ky eshte vendbanimi i piktorit rom Bajram Mehmeti nje vendbanim tejet larg nga cfare do duhej te kishte nje artist i ri emri i te cilit tashme eshte degjuar neper disa metropole boterore. E megjithate ky eshte realiteti i tij nderkohe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bajram Mehmeti
Arti i jetes rome
Pikturoj ne leter me ngjyra temper ndersa kur shes ndonje pikture kursej para dhe blej pak pelhure dhe ngjyra vaji. Sikur te kisha mundesi materjale imagjinata ime do tishte shume me e holle pikturat e mia shume me origjinale dhe do te mund te hapja edhe ekspozita. Sikur te kishim pak me shume mundesi cdo gje do tishte krejt ndryshe thote Bajram Mehmeti i cili jeten e fshatit ne pikture e pasqyron si kendin me te bukur dhe me te pahall ne bote.
Me se tepermi me pelqen te pikturoj jeten rome qe nga shperngulja e romeve nga India prej nga vime e deri ne jeten e sotme te romeve ne Kosove. Pra kultura tradita ritet puna jone ne ara ruajtja e bagetise pjekja e bukes ne furre guri cdo gje qe ka te beje me jeten rome ketu por pikturoj edhe portrete peisazhe natyre te vdekur po ashtu thote piktori Mehmeti per te shtuar se cdo pikture eshte nje pike me shume ne burimin e ekzistences se familjes se tij krahas punes si punetor krahu neper tokat e bujqve serb.
Diten punetor krahu - Naten piktor
Lidhja e ngushte me jeten rome me njerezit me natyren kafshet shpezet e me cdo gje qe perben boten e tij te vogel ndjehet ne cdo pikture ndersa frymezimi i pashterrur i artit eshte shembull i mbijeteses se nje artisti edhe ne mes te skamjes e mjerimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepi dhe stall Bajram Mehmeti
Jemi ne gjendje te rende ekonomike pa pune e pa kushte elementare per jete. Ketu e kemi kuzhinen ketu dhomen e ndejes ketu dhomen e fjetjes e per atelje pelhure e ngjyra vaji mos te flasim fare kur ne mezi sigurojme leter e ngjyre. Por fale Zotit qe na dha kete dhunti dhe pavaresisht kushteve te veshtira nuk dorezohem dhe se bashku me motren pikturojme me shpresen se ndoshta dikush vjen e i blen me aq te holla sa tna mjaftojne per te mbijetuar rrefen Bajrami piktor rom nga Kosova per te cilin kasollja dydhomeshe furra ne krye te oborrit te ngushte zogjet mbi peme dhe puna ne are jane motivet me te dashura qe e perbejne boten e tij.
Rrugetimi i popullit rom ne pikture
Vargu i pikturave te varura rreth e qark dhomes me kolona romesh gjate shpernguljes grupe romesh nen tenda gjate shtegtimit neper bote dhe nje stalle e perzier me njerez e bageti jane deshmi e rrugetimit te veshtire te popullit rom. Por Bajrami me me dashuri pikturon te tashmen e popullit te tij ne Kosove dhe motive te dashura jane edhe festat sic eshte Dita e Vitit te Ri Ortodoks Piktura quhet Vasilica ne emer te festes ku cdo 13 janar prehen patat apo gjeldetet per kremten e 14 janarit. Ketu eshte nena qe fut patat ne uje te valuar femijet qe ua heqin puplat pak me tej babai tek pi duhan pas tij qiriu i ndezur ne dritare ndersa matane xhamit agimi qe zbardh sepse kjo eshte koha e ritit kur shpezet behen gati per ushqimin e se kremtes pershkruan Bajrami njeren nder pikturat e shumta per te cilat i duhen dy dite deri ne dy jave edhe pse po ti kishte me porosi do te pikturonte shumefish.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Natyre e qete Bajram Mehmeti 2011
Te pakten keshtu pat bere ne vitin 2000 kur shkrimtari Paul Polanski e zbuloi se ne gjirin e kesaj kasolleje te varfer jetonte nje artist i rralle. Sepse sipas Polanskit Ne Bajramin ne kemi ate qe Pikaso e deshi gjithnje Nje piktor te paarsimuar nje piktor te pa ndikuar nje piktor i cili pikturon vetem me instinkt.
Nga lagja e varfer ne metropole
Paul Polanski shkrimtar poet dhe fotograf eshte autor i 13 librave. Tete prej tyre u jane kushtuar romeve nder te cilat edhe Kosovo Blod dhe Not a Refugee. Pak kohe pas marshimit te trupave te NATO-s ne Kosove Polanski erdhi me pune vullnetare si keshilltar I UNHCR-se per problemet e romeve duke themeluar keshtu edhe nje fondacion per mbeshtetjen e ketij komuniteti. Paul Polanski ate bote jetonte ne fshatin Preoc-rrefen Bajrami. Ai na blinte materiale per pikture dhe kerkonte piktura me motive rome te cilat i blinte pastaj. Ate vit me motren kemi pikturuar rreth 100 piktura te cilat na i ka blere dhe ekspozuar ne Austri Zvicer Indi Gjermani Turqi por edhe ne Kosove. Dhe mua krahas perfitimit kjo me sillte edhe gezim per faktin se pikturat kane arritur te dalin ne pah qe ti shohin njerezit. Polanskit i perket merita edhe per orientimin e artit te Bajramit kah jeta rome ne poret e se ciles mund te futet vetem nje artist rom. Dhe keshtu pikturat e romit nga Kosova u shnderruan ne thirrje per solidaritet me romet ne bote dhe mesazh shprese per nje te ardhme me te mire. Ndersa Bajrami krahas veshtiresive po e permbush premtimin e dhene mikut te tij Kurre sdo te pushoj se pikturuari romet e mi Kosoven time.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Aida Cama